Besjana Osmanaj, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën “Shkëndija” në Hajvali, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
⭐️ MËSIMDHËNËSE E DALLUAR ⭐️
Në Shkollën “Shkëndija”, Këshilli i Mësimdhënësve ka zgjedhur arsimtaren Besjana Osmanaj si Mësimdhënësen e Dalluar për këtë vit shkollor.
Në këtë mbledhje, të cilën e udhëhoqi drejtoresha e shkollës, znj. Minire Berisha, morën pjesë të gjithë mësimdhënësit e shkollës.
Drejtoresha fillimisht na njoftoi me kushtet dhe kriteret paraprake për përzgjedhjen e më të dalluarit e më pastaj hapi diskutimin për propozime, me ç’rast u zgjodh arsimtarja Besjana Osmanaj
Besjana është një mësimdhënëse që kryen punën me pasion, kreativitet dhe përkushtim, e në veçanti me dashuri e çasje pozitive me fëmijët.
Arsimtarja gjithmonë është e gatshme për të ndarë dijen dhe për të mbështetur nxënësit dhe kolegët, duke shërbyer si mentore, udhërrëfyese dhe burim frymëzimi.
Urime Besjanës për këtë çmim të merituar! Përkushtimi juaj ndaj arsimit është frymëzues dhe ju dëshirojmë suksese të vazhdueshme në të gjitha përpjekjet tuaja të ardhshme!
#Mësuesedalluar #EdukimShkëlqesi #Frymëzim