Besim Gollopeni: NDALONI dhuratat me vlera të mëdha monetare për mësimdhënësit

- Advertisement -

Profesori universtar, Besim Gollopeni, ka bërë thirrje që të ndalohen dhuratat në vlera të larta monetare për mësimdhënësit me rastin e përfundimit të vitit shkollor, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se dhurata ma e mirë për mësimdhënësin/en duhet të jetë suksesi i nxënësit/ev.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Dhurata ma e mirë për mësimdhënësin/en me rastin e perfundimit të vitit shkollor duhet të jetë suksesi i nxënësit/ev!

Dhuratat nga nxënësit dhe prindërit për mësimdhënësit me rastin e përfundimit të vitit shkollor janë një shprehje tradicionale mirënjohjeje, por kur ato kalojnë në vlera të larta monetare (si bizhuteri ari/argjendi, veshmbathje të shtrenjta, telefona, etj.), siq po ndodh në Kosovë, kjo praktikë nuk është në rregull dhe paraqet probleme serioze etike, ligjore dhe arsimore.

- Advertisement -

Andaj, një praktikë e tillë duhet të ndalohet sa më parë dhe, të gjitha palët e përfshira (shkolla, dhuruesi dhe pranuesi i dhuratës) duhet të marrin përgjegjësinë ligjore për sjellje të tilla!

#Ndaloni dhuratat me vlera të larta monetare. Këto sjellje në shkolla nuk sjellin cilësi, por vetëm degradim!