E shtunë, 27 Korrik, 2024

Besim Buja, mësimdhënësi nga Lipjani që kapi ditarin para 30-vitesh – organizoi mësimin shtëpi-shkolla në vitin 1991

- Advertisement1-

Sot po ju prezantojmë mësimdhënësin nga Lipjani, Besim Buja, që kapi ditarin para 30-vitesh – organizoi mësimin shtēpi-shkolla në vitin 1991

BIOGRAFI
Emri : BESIM
Mbimeri : BUJA
Data e lindjes : 08.04.1966
Vendbanimi : Bujan ,Lipjan
Vendi i punës : SHFMU “ Lasgush Poradeci “, Muzeqinë

- Advertisement -

Mësimdhënsi Besim Buja ka të evidentaur në dosjen e tij kualifikimin për profilin: Biologji, dhe gjithashtu evidentohet me kontratë të punës që punon në shkollën tonë nga : 01.09.1992.

Ai gjithashtu posedon licenncë të karierës .

TRAJNIMET AKTUALE QË POSEDON :

MASHT – Trajnimi : “PËR ZBATIMIN E KURRIKULËS NË FUSHËN SHKENCA NATYRORE “

MASHT -SBASHK – Trajnimi :“ Aplikimi i programeve kompjuterike në mesimdhënie “

USAID -Trajnimi : 34 oë në “ Të nxënit përmes projekteve në shkenca natyrore “

- Advertisement -rrrrrrr

MASHT – GIZ ,Trajnimi : “Mësimdhënia dhe të nxënit e shkencave natyrore për klasët 6-9 “ (60 orë )

KEC – Trajnimi : “Zhvimimi i mendimit kritik gjatë leximit dhe shkrimit ( 120 orë )

BRITISH COUNCIL : “Mendimi Kritik,Zgjidhja e Problemeve dhe Bazat e Mikrobit-it”

REZULTATET

Mësimdhënësi Besim Buja përgjatë provojës së tij 30 vjeçare ka 50 vende të para në Garat Komunale që mbahen tradicionalisht , ka 25 vende të dyta dhe 10 vende të treta me nxënësit e klasëve të paraleleve VI-IX .

Poashtu , mësimdhënësi Besim Buja ka dy vende të treta me nxënës të klasës së tetë dhe nëntë në Garën Nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik , në nivel republikan .

Për rezultatet e arritura , në dosjen e tij evidentohen 10 mirenjohje e 5 falënderime nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Drejtoria e shkollës sonë .

AKTIVITETE JASHTËKURIKULARE

Mësimdhënesi Besim Buja shquhet për angazhim të theksuar me nxënës si në mësim të rregullt ,atë plotësues e shtues ,poashtu ,kontributi i tij është i admirueshëm edhe në aktivitete jashkurrikulare dhe aktivitete e oragnizime që janë në kalendarin shkollor.

Mësimdhënësi Besim Buja është një ndër të parët dhe të vetmit ne nivel komunal ( po ndoshta edhe në nivel nacional ) që me nxënës ka praktiku identifikimin apo selektimin e grupeve te gjakut përmes mjeteve të konkretizimit që ofron shkolla.

Nuk mungojnë vizitat të planifikuara me planprogram me karkter shkencor , si në Parkurn e Blinajes ,apo edhe aranzhimi i me Kryçin e Kuq të Kosovës për trajnim ofruar nxënësëve rreth ofrimit të ndihmës së parë.

Po ashtu , ai përgjatë punës së tij evidentohen një numër i konsiderueshëm i orëve plotësuese e orëve shtesë , gjë që ka rezultuar me rezultatet e lartë cekura.

Nga angashimi dhe përkushtimi i tij jashtë kuruikular , nga shkolla jonë evidentohen pesë mjek që kanë buruar nga kjo shkollë e që bazën , kurajën për të studjuar mjkekësinë kanë marrë falë angashimit të tij jasht kurrikules , përmes mësimit shtues.

Mësimdhënësi Besim Buja ka çasje konstruktive si me drejtori, kolektiv, nxënës dhe prindër , ku reflekton pozitivitet dhe energji të veçantë si motiv për nxënësit për punë e angazhim.Personaliteti i tij është i dashur me të gjithë e nga të gjithë.

Vlen të thekësohet se mësimdhënësi Besim Buja ka qenë koordinator i organizim tē mësimit shtēpi-shkolla në fshatin e tij Bujan te Lipjanit në kohën kur i larguan nxënësit e shkolles së mesme ULPIANA nē Lipjan nga okupatori serb ne vitin 1991!

Ai gëzon respektin e të gjithë kolegëve,nxënësëve dhe në veçanti prindërve ku nuk hezitojnë ta shprehin edhe publikisht mirenjohjet e falenderimet që kanë ndaj tij për punën që bënë me fëmijët e tyre .

Energjia, pozitiviteti , angazhimi sistematik dhe rezultatet e punës së tij ne garat në nivel shkolle dhe në nivel komunal janë karakteristikat unike të tij .

*Dërguar nga Festim Rexha – drejtor i shkollës “Lasgush Poradeci “, Muzeqinë , komuna e Shtimes

©Albanian Education – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vera Çollaku nga Prizreni diplomon në afat rekord në Fakultetin e Mjekëisë

Vera Çollaku 23 vjeçare nga Prizreni ka diplomuar në afat rekord në Fakultetin e...

Argjent Latifi nga Podujeva diplomon në njërin prej universiteteve më të njohura në Londër

I riu kosovar Argjent Latifi, me origjinë nga qyteti i Podujevës, është bërë tashmë...

Erëza Durmishi, doktoresha më e re në qytetin e Mitrovicës – diplomon në afat rekord

Qytetit të Mitrovicës i'u shtua edhe një mjeke e re, kjo është Erëza Y....

Alarmante: Bie në nivel rekord interesimi për të studiuar në Juridik, nuk plotësohet as numri

Më 4 korrik, Universiteti i Prishtinës zyrtarisht hapi konkursin për pranimin e studentëve të...