E hënë, 24 Shkurt, 2025

Besianë Musmurati: Zgjedhja e drejtorëve të shkollave në Prishtinë, ndër proceset më transparente

- Advertisement1-

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, thotë se sa i përket rekrutimit të drejtorëve nëpër shkolla, po bëhet në bashkëpunim me Ambasadën britanike.

Ajo thotë se është ndër proceset më transparente në Prishtinë.

- Advertisement -

“Kemi filluar me procesin e ri të rekrutimit të drejtorëve. I kemi rekrutuar afër 10 pozita, janë edhe 30 pozita tjera të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve. I kemi bërë në bashkëpunim me Ambasadën britanike për herë të parë në Komunën e Prishtinës, dhe me të vërtetë ka qenë një ndër proceset më transparente deri më tani që e kemi organizuar dhe për të cilën jam krenare deri më tani”, thotë ajo për Ekonomia Online.

Musmurati thotë se kanë arritur që në të gjitha shkollat e Prishtinës të punësojnë nga një psikolog, duke mos e lënë asnjë pa të.

“Më vjen mirë që asnjë shkollë e Prishtinës nuk është pa psikologë dhe kjo është për herë të parë dhe është një arritur shumë e madhe. Jemi duke punuar me Universitetin e Prishtinës departamentin e Psikologjisë me bo matje empirike për rezultatin që këto punësime e kanë pasur. Unë mendoj që kemi nevojë me pas një reflektim në nivel nacional dhe me rishiku detyrat që i kanë me udhëzim administrativ psikologët e shkollave. Mendoj që ka vend me bo një punë më të mirë në përshkrimin e detyrave të punës për ta”, u shpreh ajo, teksa synojnë që të krijojnë edhe një sistem digjital ku bëhet raportimi i rasteve në mënyrë anonime.

“Po mundohemi që ta krijojmë një sistem digjital ku raportimi i rasteve të bëhet në mënyrë anonime që fëmijët të mos e ndiejnë presionin e raportimit, qoftë ndoshta krejt banal deri tek diçka që më e madhe dhe që e përfshin psikologun e shkollës”, u shpreh tutje ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...