E diel, 23 Shkurt, 2025

Besianë Musmurati: Nagavci po na kthen mbrapa me vendime të gabuara

- Advertisement1-

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besianë Musmurati, ish-drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë ka kritikuar Qeverinë Kurti për shkak se po i lë sërish nxënësit pa libra në fillim të vitit shkollor, shkruan AlbanianEducation.net.

Deklarata e saj e plotë:

- Advertisement -

Edhe ky shtator po e gjen Qeverinë e Kosovës dhe Ministren Nagavci të papërgatitur

Ministrja Nagavci ka vendosë me vazhdu eksperimentimin e saj të pakuptimtë, për mos sigurimin e librave shkollore ne kohë. Në vend se të bëjmë hapa para me reformë strukturore në arsim, Ministrja Nagavci po na kthen mbrapa me vendime të gabuara.

Pra, edhe njëherë nxënësit e klasëve 1 deri në klasën e 9-të do të fillojnë vitin pa libra.

Lajmi i vetëm i mirë në krejt këtë mes, e që na jep shpresë për të ardhmen, është që veçse jemi në prag të zgjedhjeve të reja.

Arberie Nagavci nuk duhet të jetë më Ministre e Arsimit nga viti tjetër.

Qytetarët tanë do të mund të përjetojnë dallimin e mendesisë në qeverisje me ardhjen e Bedri Hamzës dhe ekipit të tij në krye të shtetit.

- Advertisement -rrrrrrr

Digjitalizimin e proceseve në arsim do ta vendosim në shërbim të nxënësve, e mos ta bëjme tabelë qitjeje për dështimet administrative e politike.

Me digjitalizimin e kurrikulës me përmbajtje krejtsisht të re, furnizimi me libra nuk do të jetë më temë e 1 shtatorit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...