Trevës së Opojës i shtohet edhe një Mjeke e përgjithshme!
Trevës së Opojës i është shtuar edhe një mjeke, bëhet fjalë për Dr.Besiana Refikun, nga fshati Bresanë, e cila një ditë më parë është dekoruar me titullin “Doktor i Mjekësisë”.
Tradita e doktorëve në treven e Opojës është duke u ndjekur gjenerat pas gjenerate.
DR. Besiana thotë se për ketë titull ka sakrifikuar përplot gjashtë vite dhe në më ne fund ia arrita qëllimit për të cilin ajo kishte marrë ketë rrugëtim të gjashtë shkencor.
Ajo ka edhe një falenderim të veçantë për familjen e saj të cilët kishin qëndruar pranë saj në çdo kohë.
Ky është postimi i plotë i Dr Besiana Refikut në rrjetin social Facebook:
Sot më datë 23.06.2023 morra titullin “Doktor i Mjekësisë”
Falenderimi i takon Zotit për çdo të mirë që më ka dhënë, vërtet suksesi im varet vetëm nga Ai!
Falenderime të panumërta për familjen time të cilët përgjatë këtyre 6 viteve të gjata dhe të vështira ishin mbështetje e palëkundur për mua në secilin aspekt, shpresoj të ju bëjë
përherë krenar!
Falenderoj shoqet e mia të zemrës Alben dhe Rrezartën për ndihmën dhe mbështetjen e tyre të pakusht përgjatë këtij rrugëtimi maratonik dhe jo të lehtë, shpresoj të ju kem gjithmonë afër vetes.
Falenderim i veçantë për mentorin tim Prof.Dr.Lul Raka për këshillat e tij të vlefshme në përfundimin e punimit, jeni shembull i një njeriu dhe profesionisti të shkëlqyer!
Falenderoj stafin akademik të Fakultetit të Mjekësisë dhe kolegët e studimeve që për diçka apo tjetër ishin aty për mua gjatë këtyre viteve.
Këtë sukses ua dedikoj gjyshërve të mi Nadijes dhe Ramadanit, që për mua ishin prindër të dytë dhe mbështetja ime më e madhe, shpresoj të ja u kthej ndonjeherë gjithçka keni bërë për mua!
Dhe prindërve të mi Mykeremit e Lindites, qofsha shkak vetëm për lot gëzimi e krenarie për ju, ju kam borxh përjetësisht!
E juaja,
Dr.Besi🤍