Besa Susuri zgjidhet mësuese e dalluar në shkollën “Mustafa Bakiu” në Prizren

- Advertisement5 -

Besa Susuri është zgjedhur mësuese e dalluar në shkollën “Mustafa Bakiu” në Prizren, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shkolla në njoftim thotë se përkushtimi, profesionalizmi dhe dashuria e saj ndaj nxënësve kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në breza të tërë.

- Advertisement - M1

Postimi i plotë nga shkolla:

MËSIMDHËNËSJA BESA SUSURI PROPOZOHET PËR ÇMIMIN TRADICIONAL “SHABAN JASHARI”

Me krenari të veçantë njoftojmë se mësimdhënësja e arsimit fillor, znj. Besa Susuri, me 37 vite përvojë të çmuar pune në shkollën tonë, është zgjedhur nga Këshilli i Mësimdhënësve si Mësimdhënësja e dalluar e vitit, për çmimin tradicional “Shaban Jashari”, në nder të festës së 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.

- Advertisement - m2

Ministrisa e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, organizon manifestim qendror për ndarjen e çmimit tradicional “Mësuesi i dalluar i vitit – Shaban Jashari”, ku shkolla jonë me krenari propozon dhe përfaqësohet nga mësuesja Besa Susuri.

Përkushtimi, profesionalizmi dhe dashuria e saj ndaj nxënësve kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në breza të tërë. Ky vlerësim është mirënjohje për kontributin e saj të gjatë dhe të palodhur në edukimin dhe formimin e fëmijëve tanë.

Urime dhe suksese mësuese Besa Susuri.

besa