Besa Shahini: Prioritet e kam arsimin, duhet të ndërtohen mbi 10 shkolla

- Advertisement -

Kandidatja për kryetare të Prishtinës nga Partia Socialdemokrate, Besa Shahini, ka deklaruar se prioritet i garës së saj është çështja e arsimit.

- paragrafi 1 -

Ajo ka deklaruar se aktualisht mësimi tërërditor në kryeqytet është i pamundshëm pasi tha se mungojnë objektet e nevojshme.

- Advertisement -

“Mësimi tërëditor është i domosdoshëm, por në Prishtinë s’po zbatohet sepse s’ka kushte. S’ka shkolla, s’ka metra katrorë të mjaftueshëm. Duhet t’i ndërtojmë të gjitha shkollat e nevojshme për të bërë mësimin me një ndërrim, me mbi 10 shkolla…Prioritet kryesor i garës sime në Prishtinë është ndërtimi i shkollave që mësimi të ndodhë me një turn dhe brenda shkollës t’i bëjmë të gjitha gjërat për sigurinë e fëmijëve dhe për arsimimin e tyre”, ka thënë Shahini, ka deklaruar ajo të mërkurën në “Interaktiv” të KTV-së.

Kandidatja për kryetare të Prishtinës ka shtuar se shembull për arsimimin e ka Tiranën, ku ka shërbyer si ish-ministre, derisa përmendi edhe mundësinë e shkollave verore, që pas përfundimit të vitit shkollor të përdoren për fëmijët “që të përfshihen në sporte dhe aktivitete të tjera”. /Marrë në KOHA.net