Bertila Bruka nga Kukësi pranohet në një nga universitetet më të mira të Amerikës

- Advertisement -

Nje nga studentet që u pranua në doktoraturë pa diplomën Master është edhe kuksiania Bertila Bruka. Ajo u diplomua ketë vit në Stevens Institute of Technology për Inxhinieri Biomjekësore (Bachelor’s Degree in Biomedical Engineering).

- paragrafi 1 -

Bertila arriti të fitojë diplomën e nivelit “Me rezultate shumë të larta (WITH HIGH HONOR)”, asaj ju akordua medaljoni “HIGH HONORS” dhe u shpall fituese e çmimit “Kërkues shkencor e shkëlqyer (Outstanding Researcher Award)” nga Stevens Institute of Technology.

- Advertisement -

Këto arritje i mundësuan asaj të pranohej për doktoraturë në disa prej universiteteve më të njohur të Amerikës, përfshirë Georgia Institute of Technology, i cili renditet i pari ndër universitetet publike për inxhinieri biomjekësore, dhe i dyti ndër të gjithë universitetet amerikane për PhD në klasifikimin sipas U.S. News & World Report.

Rezultatet shumë të larta e vendosën Bertilës në pozicionin e udhëheqjes, prirëses, flamurmbajtjes së degës së Inxhinierisë në cermoninë e diplomimit 2025 në Stevens Institute of Technology Çmimin “Kërkues shkencor e shkëlqyer” Bertila e arriti në sajë të një pune dhe veprimtarie intensive në fushën e kërkimit shkencor.

- Advertisement -

Në Bergen Community College (BCC) ajo krijoi dhe udhëhoqi një program mentorimi për studentët e nënpërfaqësuar dhe të interesuar në fushën e mjekësisë e mbështetur nga studentët që studionin për Master dhe Doktoraturë në Universitetin e Kolumbias.

Bruka, një studente me rezultate të larta në shkencat natyrore e matematikë e dalloi veten si një udhëheqëse në shkencë, teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë (STEM Leader) në kolegj shkruante Bergen Community College në faqen zyrtare në Qershor 2022.

Ishin këto rezultate që e vendosën atë midis 100 studentëve më të mirë amerikanë dhe e shpallën atë fituese të bursës shumë konkuruese universitare të fondacionit të mirënjohur “Jack Kent Cooke”.

Në vitin 2022-2023 Bertila ishte një nga tre studentët e Stevens Institute of Technology e përzgjedhur në programin “Governor’s STEM Scholars” nga Këshilli për Kërkim dhe Zhvillim i New Jersey për të udhëhequr studiuesit e shkollave të mesme dhe kolegjeve të New Jersey në fushën e hulumtimit dhe kërkimit shkencor. Bertila me projektin e saj “Sistemet e ndërfaqjes kompjuterike joinvazive të trurit (BCI) për rivendosjen e funksionin neural” “Non-invasive Brain Computer Interface (BCI) Systems to Restore Neural Function” demostroi dy aftësi thelbësore për një talent të ri shkencor: inovacionin dhe lidershipin.

Për tre muaj në laboratorët e shkollës mjekësore të universitetit Yale, një nga më të mirët në botë, Bertila hulumtoi formulimin e nanogrimcave polimerike dhe përdorimin e tyre për mjekim të shënjestruar (targeted drug delivery) në pacientët me sëmundje kronike të veshkave.