Një mësuese që ka kryer marrëdhënie sek*uale me një nxënës të saj 13-vjeçar për një periudhë trevjeçare, është dënuar me burg. Dënimi i saj është i shkurtër pasi sapo ka lindur.
Gruaja, e cila do të jetë në provë për 10 vjet pas vuajtjes së dënimit me 60 ditë në qeli, u deklarua fajtore për akuzat të martën.
Marka Bodine jepte mësim në Distriktin e Shkollës së Pavarur Tomball në atë kohë dhe tani është regjistruar si shkelëse seksuale. “Daily Star” shkruan se afati i saj i burgimit po vonohet pasi ka lindur.
Autoritetet kanë thënë për mediat lokale se foshnja në fjalë nuk është i nxënësit të saj. Gjithashtu thuhet se prokurorët i kishin kërkuar gjyqtarit një dënim nga 20 deri në 40 vjet burg.
Sipas dokumenteve të gjykatës, marrëdhënia e papërshtatshme doli në dritë vitin e kaluar pasi Bodine njoftoi drejtoreshën e shkollës se një nxënë po e ngacmonte.
Në atë kohë, mësuesja i kishte thënë drejtoreshës se i mitur e kishte kërcënuar duke i thënë se do të lëndonte veten. Ajo kishte shtuar se ai kishte akses në fotografitë e saj private.
Ndërkohë hetuesit kanë thënë se pasi kanë kontrolluar telefonat e të dyve, kanë vënë re edhe mesazhet dhe imazhet që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin.
Hetuesit thanë se një kontroll i telefonit të Bodine dhe telefonit të djalit tregoi Disa nga imazhet ishin me natyrë seksuale eksplicite.
Ata kanë shtuar se kur kanë marrë në pyetje djalin, ai ka thënë se Bodine u miqësua me të gjatë një video loje në internet dhe më vonë filloi t’i dërgonte mesazhe.
Ai tha se të dy filluan të shkëmbejnë imazhe eksplicite dhe bënë seks pak pasi ai mbushi 13 vjeç. Lidhja e tyre vazhdoi për tre vitet e ardhshme.
Jo vetëm kaq, pasi i mituri ka zbuluar se Bodine pasi është divorcuar, është zhvendosur pranë shtëpisë së tij. Sipas deklaratës së djalit, ata kanë bërë seks në klasë dhe makinë disa herë.
Më pas hetuesit kanë shtuar se Bodine ka pranuar se kishte një marrëdhënie seksuale me ish-studentin dhe i kishte dërguar imazhe dhe video seksi.