Berat Abdullahu, arsimtari i Gjeografisë që kapi ditarin për herë të parë në vitin 2014

- Advertisement -

Shkolla “Hamit Sejdiu” në fshatin Kërpimeh të Podujevës ka vazhduar me prezantimin e mësimdhënësve të saj.

- paragrafi 1 -

Së fundmi ka prezantuar arsimtarin e e Gjeografisë – Edukatës qytetare Berat Abdullahu, i cili filloi punën në arsim në vitin 2014, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Postimi i shkollës:

Mësimdhënia jo vetëm profesion!

- Advertisement -

Ju prezantojmë me arsimtarin e Gjeografisë – Edukatës qytetare Berat Abdullahu!

U lind në fshatin Gllamnik. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Podujevë.

Diplomoi në Fakultetin e Edukimit, drejtimi Gjeografi – Edukatë qytetare, si dhe në Master, drejtimi Pedagogji e përgjithshme.

Punën në arsim e filloi në vitin 2014 në shkollën e fshatit Gllamnik, si dhe përgjatë këtyre viteve punoi edhe në disa shkolla të Podujevës.

Që nga viti 2020 është pjesë e shkollës tonë.

Gjithashtu profesionin e ushtron edhe në shkollën e fshatit Orllan.

Përveç punës edukativo-arsimore, vazhdon të jap kontributin e tij edhe në aktivitete tjera së bashku me nxënësit tanë!