Dardha bie nën dardhë thotë populli, ndaj nuk është aspak e rastësishme që Anna Gjebrea do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës për Fëmijë, Eurovision 2021.
Vajza e kantautorit të njohur Ardit Gjebrea sapo është shpallur fituese e Festivalit të Fëmijëve në RTSH, duke qenë pikërisht ajo që do të përfaqësojë vendin tonë në këtë kompeticion.
Në Instagram, Anna tregon se është shumë e lumtur për këtë çmim dhe se do përpiqet të japë më të mirën.
View this post on Instagram
Ne i themi Annës që rëndësi ka ta shijojë këtë eksperinecë, pa menduar për çmime e fitore. Ndryshe nga vëllai i saj i madh Joni, Anna duket se në jetë do të ndjekë rrugën e babait të saj, prej të cilit ka trashëguar talentin për muzikën.