E enjte, 21 Nëntor, 2024

Belbëzimi, disa teknika për ta eliminuar…

- Advertisement1-

Belbëzimi nënkupton një pengesë në rrjedhën normale të të folurit, ku personi nuk arrin të përfundojë fjalën/fjalinë në mënyrë të rrjedhshme.


Një pjesë shumë e madhe e fëmijëve dhe një pjesë e të rriturve kanë këtë problematikë. Më poshtë do të tregojmë disa nga teknikat që mund të përdoren për të minimizuar apo eliminuar belbëzimin:

- Advertisement -

Mos shmang të folurit

Duke qenë se individët janë të ndërgjegjshëm për belbëzimin e tyre, në më të shumtën e rasteve zgjedhin të mos flasin dhe vetë-izolohen. Por, kjo nuk është gjëja e duhur për t’u bërë. Në fakt, është vërtetuar se shmangia e të folurit, e rëndon situatën. Sfidojeni veten, pavarësisht se duket e vështirë.

Shkruaj fjalët trigger

Me fjalët trigger ne kuptojmë ato fjalë ku ti belbëzon më shumë, rastet kur bllokohesh. Kjo të ndihmon që të nisësh punën në mënyrën e duhur.

E folura para pasqyrës

Ndani diçka duke folur para pasqyrës, edhe nëse jeni vetëm. Kjo do ju ndihmojë për përballjen shoqërore. Mund të flisni për një ndodhi të jetës suaj të përditshme, ashtu sikurse mund të riprodhoni një tekst.

- Advertisement -rrrrrrr

Zgjatja e të folurit

Nëse jeni koshientë se në cilën pjesë të fjalës do të belbëzoni, zgjateni fjalën derisa ta thoni mirë atë.

Kontrollo frymëmarrjen

Frymëmarrja dhe frymënxjerrja janë një komponent shumë i rëndësishëm i kontrollit të belbëzimit. Merrni frymë mirë para se të filloni të flisni, qetësoni veten dhe më pas filloni të flisni.

Kënga

Është vërtetuar se në shumicën e rasteve, personat kur këndojnë, nuk belbëzojnë. Kështu që, vishini të folurës tuaj një vijë melodike.

Kontrollo shenjat sekondare

Me shenja sekondare ne nënkuptojmë: dridhjet e trupit, skuqjen e faqeve, djersitjen e duarve, frymëmarrjen problematike, tiket apo uljen e kokës. Monitoroni se cilat janë shenjat tuaja sekondare dhe jini të vëmendshëm ndaj tyre. Reduktimi i tyre vjen si pasojë e rritjes së ndërgjegjes mbi to.

Lexoni me zë të lartë

Zakonisht, preferohet që në fillim të jetë një poezi me rimë dhe më pas vazhdohet me fjali dhe tekst të gjatë.

Regjistroni veten duke folur

Është një metodë që ka rezultuar efektive në një pjesë të mirë të rasteve të autoterapive.

Praktiko fjalët trigger

Fillo duke praktikuar një nga një dhe më pas së bashku në rrjedhën e të folurit. Praktiko sa më shumë.

Mbaj kontakt me sy me personin që flet

Kjo te ndihmon te përqendrohesh tek ajo që do thuash, redukton tensionin.

Pranoje veten

Refuzimi dhe vetë-izolimi nuk janë zgjidhje. Mos i bëj pjesë as të zgjedhjeve tua.

Kërko ndihmë profesionale

Nëse belbëzimi yt persiston, kërko ndihmë profesionale nga një logopedist.

Burimi / https://humanum.al/

/Revista Psikologji

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...