Bekim Mustafa edhe për një mandat do të jetë drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”. Me këtë rast, në këtë institucion të arsimit e të dijes është organizuar një takim me mësimdhënës dhe një koktej rasti, në të cilin drejtori Bekim Mustafa, i ka falënderuar të gjithë kolegët për punën e përbashkët dhe për përkrahjen.
“Jam mirënjohës për të gjithë ju që gjatë këtyre muajve të procedurave të vlerësimit keni shprehur mbështetjen për mua si drejtues shkolle dhe njëkohësisht keni vazhduar punën tuaj me nxënësit me përkushtim dhe përgjegjësi. Të gjithë e dimë se të qenit Drejtor në një institucion, siç është Gjimnazi ” Xhavit Ahmeti” është mbi të gjitha sfidë dhe përgjegjësi e pastaj edhe privilegj e kënaqësi, pasi e dimë se nga këtu dalin brezat që do të jenë vazhdimësi e jona dhe vazhdimësi e drejtimit të vendit tonë në gjithë nivelet institucionale. Sigurisht, do të vazhdojmë me punën edhe më me përkushtim e edhe më me përgjegjësi, pikërisht për shkak të misionit sfidues e të shenjtë njëkohësisht. Kemi lexuar momentet sfiduese të punës sonë, prandaj pres që në vitet e ardhshme do të jemi edhe më të bashkuar, edhe më mbështetës për njëri-tjetrin, sepse vetëm kështu i japim kuptim emrit të punës sonë të përbashkët. Unë do të vazhdoj të jem mbështetës sa herë të keni nevojë për këtë, po edhe kritikues nëse është e nevojshme dhe të njëjtën gjë e pres edhe nga ju në raport me mua”, ka thënë drejtori Bekim Mustafa, që ka falënderuar të gjitha ata e kanë përkrahur dhe për besimin e dhënë që edhe këtë mandat të jetë drejtues i lokomotivës së arsimit në Gjilan.
“Premtoj gjithë dijen e kapacitetin tim, gjithë qenien time në shërbim të shkollës e nxënësve. Të nderuar kolegë, me bashkëpunimin tuaj dhe mbështetjen për njëri- tjetrin, pres që të jemi edhe më të mirë, edhe më të suksesshëm e edhe më krenar për punën e nxënësve tanë! Ju falemnderit të gjithëve!”, ka thënë Bekim Mustafa, i cili është në mandatin e tretë të të qenit drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.
Kjo është biografia e drejtorit Bekim Mustafa:
I lindur më 15.10.1972 në Pogragjë, jeton në Gjilan;
I martuar.
Shkollën fillore e ka mbaruar në Pogragjë, kumuna e Gjilanit, kurse shkollën e mesme në Gjimnazin Natyror “Xhevdet Doda” në Prishtinë;
Studimet për matematikë në Fakultetin e Shkencave Natyrore në Prishtinë i ka përfunduar më 14 janar 1999.
Studimet pasuniversitare – Master i Arteve në Menaxhment i Institucioneve në Edukim, i ka përfunduar më 04.11.2017 në Kolegjin “Globus” në Prishtinë.
Përvoja e punës
Prej vitit shkollor 1997/1998 deri më 06. gusht 2014 ka punuar në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në vendin e punës profesor i matematikës.
Me hapjen Gjimnazit të ri “Xhavit Ahmeti” është zgjedhur drejtor më 06 gusht 2014 dhe vazhdon të ushtroj këtë post.
Trajnimet, certifikatat dhe mirënjohjet
Zhvillimi i mendimit kritik gjatë leximit dhe shkrimit – KEC
Qasja e fillimit të eksperimentit (QFE) i dhe II – Certifikatë – Renovabis
Trajnimi për kompjuterë ECDL
Zhvillimi i kapaciteteve për udhëheqjen e lartë arsimore TALK ON – MASHT
Trajnim për drejtorë të shkollave për sigurim të cilësisë – MASHT dhe projekti i binjakëzimit
Trajnim për drejtorë të shkollave “Organizim i aktiviteteve profesionale” – MASHT
Zhvillimi i Kurrikulës së Re – MASHT dhe Instituti Pedagogjik
Punëtoria rajonale për procedurat e përzgjedhjes së drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave – USAID
Trajnimi “Si ta përdorim TIK-un për personelin menagjues“
Trajnimi “VLERËSIMI I PERFORMANCËS SË SHKOLLËS”