Bekim Ismaili, arsimtari i Edukatës Fizike që kapi ditarin për herë të parë në vitin 2006

- Advertisement5 -

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh është ndoshta e vetmja shkollë në Kosovë që ua dedikon nga një shkrim mësimdhënësve të saj.

- paragrafi 1 -

Së fundmi ka prezantuar Bekim Ismaili, arsimtari i Edukatës Fizike, Sportit dhe Shëndetit, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Postimi i shkollës:

Mësimdhënia jo vetëm profesion!

Ju prezantojmë me arsimtarin e Edukatës Fizike, Sportit dhe Shëndetit
Bekim Ismaili!

- Advertisement - m2

U lind në fshatin Kërpimeh. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Podujevë!

Diplomoi në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit.

Punën në arsim e filloi në vitin 2006 në shkollën “Sami Frashëri” në Zhiti, fillimisht si arsimtar e më pas edhe si drejtor i shkollës, deri në vitin 2022, për të vazhduar më pas në shkollën e fshatit Dumnicë dhe në Podujevë, ndërsa nga shtatori i vitit 2023 është pjesë e shkollës tonë!

Përveç punës edukativo-arsimore, organizoi dhe mori pjesë edhe në aktivitete tjera përfituese për nxënësit tanë!