E diel, 24 Nëntor, 2024

Bekim Haxhiu: Nagavci mbi 15 milionë euro i bëri ‘rrush e kumbulla’

- Advertisement1-

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka akuzuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe ministren Arbërie Nagavci për keqpërdorim të buxhetit shtetëror në lidhje me subvencionim e tekste dhe të mjeteve shkollore.

Sipas tij, ministria e drejtuar nga Nagavci po përsërit dështimet dhe keqpërdorimet e buxhetit shtetëror.

- Advertisement -

“Ministrja Nagavaci po shndërrohet një recidiviste edhe në dështimin edhe në keqpërdorim të buxhetit të shtetit. Është dështim kur MASHTI nuk arrin me i siguru librat për fëmijë më një shtator dhe në anën tjerët e shkel Ligjin për Arsimin Parauniversitar, i cili e parasheh se blera e librave për nxënësit bëhet përmes procesit të prokurimit.

Nëse e lexoni ligjin, atëherë e shihni që fjala subvencionim në atë ligj nuk ekziston. Nuk kemi të bëjmë me subvencionimin, por me blerje të librave për fëmijët, dhe kjo është detyrimi i MASHTI-t. Prandaj e themi që është edhe shkelje ligjore edhe keqpërdorim i buxhetit”, ka thënë Haxhiu në një konferencë për medie.

Në bazë të të dhënave të publikuara nga MASHTI, Haxhiu shpjegoi se për subvencionimin e librave për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, do të shpenzoheshin mbi 9.5 milionë euro, ndërsa për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, shpenzimet do të arrinin mbi 10.5 milionë euro.

Në total, Haxhiu thekson se ndonëse oferta e shtëpive botues vitin e kaluar ishte mbi 4 milionë euro, sipas planifikimit të Ministrisë së Arsimit për këtë vit, nëse të gjithë nxënësit do të subvencionoheshin, shpenzimet do të kalonin 20 milionë euro

Ai kërkoi nga Prokuroria që të veprojë me urgjencë për të ndaluar këtë keqpërdorim të buxhetit.

“Sa për informimin tuaj; po u jap disa të dhënat në bazë të asaj që i ka publikuar MASHTI; nga klasa e parë deri në të pestën Kosovë janë të regjistruar 119 mijë e 130 nxënës. Llogariteni vendimin e ministrisë që të subvencionohet nga 80 euro të gjithë këta, i bie që për këtë, nëse të gjithë nxënësit të subvencionohen, gjë që nuk ka ndodhur vitin e kaluar, ministria të shpenzojë vetëm nga 1 deri 5 9 milionë 531 mijë e 120 euro. Nga klasa e 6 deri 9, në Kosova janë 96 mijë 292 nxënës, me vendim e ministrisë që këta të subvencionohen me 110 euro që i bie për klasat 6 deri 9, nëse të gjithë subvencionohen, që nuk ka ndodhur vjet, të shpenzohen 10 milionë 592 mijë e 120 euro. Në total, nëse të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të 9 subvencionohen, ministria dhe qeveria do të shpenzojë 20 milionë 123 mijë 240 euro. Kjo është keqpërdorim, është zhvatje e buxhetit të shtetit.

- Advertisement -rrrrrrr

Oferta e shtëpive botuese ka qenë vitin e kaluar, 4 milionë e 800 mijë euro. Edhe nga kjo shifër, brenda një viti ministria ka planifikuar të shpenzojë mbi 20 milionë, apo mbi 15 milionë euro të buxhetit të shtetit bëhen rrushe e kumbulla dhe për këtë prokuroria e Kosovës me urgjencë të veprojë dhe të ndalojë këtë keqpërdorim”, ka shtuar Haxhiu.

“Të gjithën nxënësit nuk janë subvencionuar vitin e kaluar. Për kësaj ka pasur edhe subvencione dhe furnizime me tekste të dyfishta. Ka pasur pabarazi dhe diskriminim. Edhe pamundësi e grupeve të të margjinalizuara, dhe këtu ka ndodhë që një pjesë e komuniteteve të marrin libra falas donacion dhe të përfitojnë nga subvencionimi… nuk kushtojnë njëjtë librat si për klasën e parë dhe të pestë dhe për klasat 6,7,8 dhe 9, ka diferencë në çmim, dhe këtë qytetari duhet ta paguajë vetë”, ka shtuar Haxhiu.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...