E martë, 12 Nëntor, 2024

Bëhuni një nga ato femrat që e duan punën e tyre

- Advertisement1-

Mbi të gjitha, puna është diçka që ne ia kushtojmë pjesën më të madhe të jetës sonë, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që ajo të jetë një burim lumturie dhe kënaqësie, dhe aspak stresuese.


Mbyllni sytë dhe mendoni për punën tuaj aktuale. Jeni të lumtura? Të pikëlluara? Të shqetësuara? Të gjitha kemi pasur ditë të mira dhe të këqija në rrugëtimin afarist, mirëpo nëse vazhdimisht jeni nën stres apo ndiheni e pakënaqur, koha është që të ndryshoni diçka.

- Advertisement -

Para së gjithash, mos u shqetësoni sepse një studim holandez ka konstatuar që njerëzit në të njëzetat e tyre janë shumë më të pakënaqur dhe më të ngadaltë sesa kolegët e tyre të vjetër. Dhe kur është fjala për këta më të vjetrit (dhe më të lumturit), qe se çfarë mund të mësojmë prej tyre.

Silluni sikur jeni i ri në punë
Mësimi dhe njohja me gjëra të reja ju motivojnë më shumë në punë. Prandaj, përpiquni të gjeni diçka të re për të cilën deri tani nuk keni pasur më shumë njohuri dhe përsoseni atë shkathtësi. Pastaj bëhuni gati për punë sikur të shkoni për herë të parë në zyrë. Kur jeni e re, sigurisht që dëshironi të takoni sa më shumë kolegë që të jetë e mundur, prandaj shikoni përreth jush dhe bisedoni me ndonjë koleg të ri. Do të shihni se do të ktheheni në shtëpi më të lumtura dhe më të ngazëllyera, mu ashtu si të ishit në një mjedis të ri pune.

Punoni ndonjë punë shtesë të cilën e doni
Përveç që shumicën e kohës do t’ia përkushtoni punës, përpiquni së paku një ose dy orë në ditë t’i ndani për aktivitetet në të cilat do të kënaqeni.

Krijoni punën ashtu siç e dëshironi
Përshtatuni punës të cilën e bëni dhe krijoni vetës një ambient të këndshëm në të cilin do të kënaqeni. Për shembull, nëse dëshironi të dërgoni dhe t’u përgjigjeni porosive në e-mail, gjeni mënyrën e cila do t’jua shkurtojë atë punë të mundimshme. Përveç kësaj, ndryshoni mënyrën me të cilën komunikoni me kolegët. Është gjë e mirë të punoni në një ambient miqësor.

Mësoni si të thoni “jo” në mënyrën më njerëzore
Me siguri pranoni punë plotësuese apo ia hidhni çdo gjë vetes dhe në fund përfundoni e lodhur dhe e frustruar vetëm për shkak se nuk mund t’i thoni “jo” ndokujt që të mos e lëndoni. Mësoni të thoni “jo” në mënyrën më njerëzore. P.sh.: “Vërtet është rast mjaft i shkëlqyeshëm dhe vërtet do ta dëshiroja ta pranoja, por jam shumë e zënë me një projekt”.

Pyete veten se çfarë tjetër po të mungon
Pyete veten se çfarë do t’ju bënte më të lumtur në punë. A është një projekt i ri, një mjedis më i mirë …? Propozoni shefit tuaj një ide që do të përmirësojë edhe punën që bëni dhe që do të përmirësojë gjendjen tuaj shpirtërore. Natyrisht, nëse ideja nuk do të thotë shkurtim i orëve të punës – sepse në atë rast ndoshta duhet ta ndërroni punën.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...