E shtunë, 1 Shkurt, 2025

“Bëhuni mësuesit që do të donit të kishit pasur!”, letër për kolegët nga mësuesja Irida Xhura

- Advertisement1-

Me rastin e festës së 7 Marsit, një letër në trajtë reflektimi dhe urimi vjen për të gjithë kolegët e saj, nga Irida Xhura, mësuese e lëndëve Gjuhë shqipe dhe Letërsi në shkollën “Tomorrow’s Education System” në Tiranë.

Tiranë, më 07 mars 2023

- Advertisement -

Miq,

Është dita jonë sot.

Ju kujtohet vetja në bankat e shkollës? Cili imazh ju shfaqet? Me siguri secili prej nesh e ka një mësues që i gdhendi një vlerë, e një tjetër që e shtyu të bëhet më i fortë.

(A urove ndonjë nga ish-mësuesit e tu?)

Nuk është vetëm një festë, është një ditë reflektimi, vlerësimi, shkëmbimi, mirënjohjeje.

Ne jemi shpesh në dyzime për zgjedhjen e punës sonë, sepse ndryshe nga të tjerat, kjo jona nuk është vetëm një punë.

- Advertisement -rrrrrrr

Është një mision!

Kur bëhesh mësues, bëhesh mësues brenda dhe jashtë punës, bëhesh model publik dhe ndonjëherë ndihesh si “VIP” i vëzhguar.

Duhet të jesh i përkorë!

Ajo që ne bëjmë ka një ndikim të pashlyeshëm në kohë: çdo fjalë e çdo veprim yni është një model, çdo buzëqeshje është një mbështetje, çdo sugjerim a vërejtje është një mësim.

(Unë nuk i kujtoj sot ekuacionet apo derivatet, por kujtoj me shumë mirënjohje e përulësi zërin e butë dhe durimin e pashembullt të profesorit tim të matematikës.)

Ne përcjellim urtësinë e jetës përmes fjalëve dhe veprave tona!

Vetëm ne, mes njëri-tjetrit, arrijmë ta kuptojmë peshën që mbajmë mbi ndërgjegje, ndaj unë dua t’ju them:

Ndihuni krenarë për veten!

Nuk është vetëm një festë, është një ndalesë për të kuptuar sa të rëndësishëm jemi me atë që bëjmë çdo ditë, sa të pazëvendësueshëm jemi për atë që rritet çdo ditë, sa të mrekullueshëm jemi për durimin e dëshirën e pashtershme për dije e zhvillim.

Nëse zëri brenda vetes të thotë të vazhdosh, atëherë misioni që ke zgjedhur të përket.

Unë ju uroj durim e kthjelltësi!

Bëhuni mësuesit që do të donit të kishit pasur!

Me dashuri,

Irida

© Portali Shkollor

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

SBASHK filloi me 9 grupe të trajnimit, organizoi edhe testet për dy grupe të mësimdhënësve

Të shtunën SBASHK filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Muhamet Selmani: Sfida e zhvillimit të mësimdhënies-mësimnxënies cilësore

Studimi i Muhamet Selmanit shqyrton sfidat e ruajtjes së mësimdhënies cilësore në shkolla në...

Nëna nga Mitrovica alarmoi se po ia rrahin e kërcënojnë fëmijën në shkollë, reagon Nagavci: Do të ketë përgjegjësi

Minsitrja Arbërie Nagavci ka reaguar pasi një nënë nga Mitrovica të premten përmes një...

Nëna nga Mitrovica thotë se djalin po ia rrahin e kërcënojnë shokët, shkolla e mohon

Një nënë vetëushqyese nga Mitrovica e Veriut është ankuar për bullizimin dhe dhunën që...