Në prag të festave të fundvitit, nxënës të disa shkollave të Prishtinës kanë përgatitur “Kartolinat e Vitit të Ri”, e të cilat për tri ditë radhazi nga 15 deri më 17 dhjetor do të shiten në sheshin “Zahir Pajazit”, me fillim nga ora 14:00 e deri në orën 16:00.
Bëhet fjalë për nxënësit e shkollave “Asim Vokshi”, “Xhemajl Mustafa”, “Emin Duraku” e “Pjetër Bogdani”.
Siç njoftojnë këto shkolla paratë e grumbulluara nga shitja e këtyre kartolinave do t’u dedikohen, Pediatrisë, Shtëpisë së të Moshuarve, Shoqatës së Autizmit, Shoqatës së Sindromës Down dhe “Handikosit”.
Ndonëse kartolinat nuk do të kenë kosto të madhe, nxënësit e këtyre shkollave ftojnë të gjithë bamirësit që të kontribuojnë në këtë kauzë të nxënësve./IndeksOnline/