Bëhet vlerësimi i Abetares së përbashkët, MASHT: E gatshme për këtë vit

- Advertisement -

Është mbajtur sot mbledhja e komisionit për vlerësimin e librit të ri të ‘Abetares’ së përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas kësaj mbledhje, Agim Berdyna, kryetar i komisionit vlerësues tha se librit i janë ruajtur specifikat profesionale.

- Advertisement -

“Deri më tani procesi i vlerësimit ka shkuar shumë mirë, me vendimin e dy kryeministrave për ‘Abetaren’ e përbashkët janë ngritë komisionet. Recensentët kanë dërguar raportet e tyre dhe standartet pastaj do të bëhet vlerësimi dhe do të shpallet fituesi”, është shprehur Berdyna .

Shpallja preleminare e pikëve vlerësusese të recensentëve do të bëhet së shpejti, ndërsa vendimin për fituesin final do ta bëjë ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci.

Shtëpitë botuese të librit që kanë konkuruar do të jenë të informuara për pjesëmarrjen e vlerësimit final të librit të ‘Abetares’.

- Advertisement -

Berdyna tha se libri i ri i përbashkët i ‘Abetarës’ do të jetë e gatshme në shtator të këtij viti.

Berdyna shpreson se këtë libër në të ardhmen do ta përdorin edhe shqiptarët në Diasporë, Mal të Zi e në vendet tjera shqipfolëse.