Bëhet viral mësuesi që e trembi ariun me instrument muzikor

- Advertisement -

Një mësues në British Columbia të Kanadasë u detyrua ta përdorte trombonin për ta larguar një ari, që po “përgjonte” pranë oborrit.

Mësuesi i muzikës, Tristan Clausen, rrëfeu se kafsha ishte afruar pranë oborrit të shkollës, ndërsa duke mos pasur mundësi tjera, luajti me instrument muzikor.

- Advertisement -

Me ta dëgjuar zërin e instrumentit, ariu u largua me vrap, shkruan “Upi”.

 

“Mendova se s’mund të bëjë më mirë se kaq. E mora trombonin dhe dola jashtë”, rrëfeu Clausen. Në mediat online janë bërë virale pamjet e publikuara.