E premte, 13 Dhjetor, 2024

Bëhet paraqitja e parë publike e Fjalorit të madh drejtshkrimor të gjuhës shqipe në formatin digjital

- Advertisement1-

Fjalori i madh drejtshkrimor i gjuhës shqipe i hartuar nga QEP-i dhe përkrahur nga Qeveria e Republikës së Kosovës

Në Universitetin “Ukshin Hoti”, Prizren, të shtunën është bërë paraqitja e parë publike e Fjalorit të madh drejtshkrimor të gjuhës shqipe në formatin digjital, me 300 mijë faqe A4. Fjalori është hartuar nga Qendra për Edukim dhe Përparim, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

- Advertisement -

Nikoqiri i këtij promovimi, Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, në ceremoninë e organizuar me këtë rast, theksoi se hartimi i këtij fjalori është një kontribut i madh në zhvillimin e gjuhës shqipe, po ashtu do t’i ndihmojë përdoruesit të mësojnë gjuhën shqipe ose të përmirësojnë atë.

Ndërsa drejtori i Qendrës për Edukim dhe Përparim, z. Lulëzim Shishani, tha: “Me një veprimtari të palodhur shkencore më shumë se 25-vjeçare, të bazuar në parimet dhe arritjet e gjuhësisë kompjuterike bashkëkohore, është arritur krijimi i këtij fjalori të madh e të plotë të gjuhës shqipe, si pasuria më e madhe gjuhësore e kombit shqiptar. Kjo vepër shkencore në formë elektronike është lehtësisht e përdorshme, lehtësisht e përmirësueshme, e mbikëqyrur dhe në përparim e zhvillim të vazhdueshëm, e lehtë për t’u qasur nga çdo shqiptar kudo që ndodhet.”.

Për herë të parë gjatë tërë historisë është pasqyruar sasia më e madhe e fjalëve të gjuhës shqipe, mbi 100.000 sosh, me të gjitha format e tyre gramatikore, si dhe informacione të tjera për çdo fjalë. Me një fjalës të përzgjedhur me kujdes, me mbi 8.000.000 forma fjalësh, tashmë të digjitalizuara në mënyrë të përsosur dhe lehtësisht të qasshme për çdo shqiptar përmes internetit.

Profesori i nderuar Emil Lafe në vlerësimin e tij shtoi: “Gjuha shqipe, deri në fillimin e projektit ‘Gjuha shqipe dhe kompjuteri’, ka qenë një njollë e bardhë në hartën e gjuhëve evropiane, që kishin nisur me kohë të ndërtonin programe gjuhësore me ndihmën e mjeteve të informatikës. Prandaj ndërtimi i i këtij projekti dhe organizimi i punës për realizimin e tij kanë qenë më se të domosdoshëm. Ky projekt jo vetëm zgjidh probleme shkencore e praktike shumë të mprehta, por është edhe një shembull domethënës i bashkëpunimit të frytshëm të forcave shkencore nga Shqipëria e Kosova. Ne që po marrim pjesë në zhvillimin e këtij projekti, ndiejmë një përgjegjësi shkencore e kombëtare për detyrën tonë. Kemi pasur dhe kemi një atmosferë bashkëpunimi e mirëkuptimi shembullor. Gjuha shqipe, si objekt i punës sonë dhe si gjaku që ushqen vetëdijen tonë kombëtare, na ka frymëzuar në punë. Dhe kur puna bëhet me gjithë zemër, ata që punojnë gjithashtu ndërtojnë marrëdhënie të përzemërta, larg paragjykimeve e prapamendimeve. Vërtet jemi nga tri shtete të ndryshme politike, me tri qeveri të veçanta, por në punën tonë ne kemi parasysh shtetin unik të gjuhës shqipe, që është një dhe e pandarë, ashtu siç ka qenë.”.

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, është përzgjedhur për të promovuar këtë vepër shkencore me rastin e përvjetorit të 145-të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 10 Qershor 2023.

Të pranishëm në këtë paraqitje publike ishin edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar Shkencor për gjuhën shqipe:

- Advertisement -rrrrrrr

Shqipëri: Prof. dr. Emil Lafe, Prof. dr. Enver Hysa, Prof. asoc. Adelina Çerpja, Prof. asoc. Anila Çepani.

Maqedoni e Veriut: Prof. dr. Mustafa Ibrahimi, Prof. dr. Asllan Hamiti, Prof. dr. Ismet Osmani.

Kosovë: Prof. dr. Hysen Matoshi, Prof. dr. Bahri Koskoviku.

Nikoqir, Universiteti i Prizrenit: Rektori z. Mentor Alishani, dekani i Fakultetit Filologjik z. Xhafer Beqiraj, profesor z. Shkëlqim Millaku.

Qendra për Edukim dhe Përparim

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet edukatorja Arife Gashi nga Kijeva – për afër tre dekada edukoi shumë breza

Pas afër tre dekadash kontribut në arsimin shqip, është pensionuar sot Arife Gashi, edukatore...

Lajm i mirë: Shkolla “Nazim Gafurri” në Prishtinë pajiset me 20 kompjuterë të rinj

Komuna e Prishtinës e ka pajisur kabinetin e teknologjisë të shkollës "Nazim Gafurri" me...

Këta janë studentët që kanë fituar bursa 7 mijë euro në universitetet më të mira në botë – EMRAT

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka publikuar emrat e studentëve që kanë përfituar bursa...

Tri shkolla të Komunës së Ferizajt, shpërblehen me mirënjohje nga MASHTI

Gjimnazi shoqëror “Dr. Shaban Hashani”, SHFMU “Astrit Bytyçi” dhe SHFMU “Tefik Çanga” shpërblehen me...