E diel, 23 Shkurt, 2025

Behar Arifi, mësues i matematikës në Amerikë – tregon si i ka telefonuar 18 prind të nxënësve që nuk i kishin kryer detyrat

- Advertisement1-

Shkruan: Behar H.Arifi

Nje dite pune e zakonshme, e imja!

- Advertisement -

Dje dola nga shtepia ne ora 7 ne mengjes. Ne klasen time (ne pune, shkolle e mesme 9-12), arrita ne 7:20 am.

Nga 7:20-8:00 am, i bera 18 thirrje telefonike tek prinderit e nxenesve te cilet nuk i kishin te kryera njeren nga tre Testet e Teresive Mesimore, qe per nga pesha ne noten e nxenesve marrin pjese ne 75%.

Nga 8:00-8:20am, kohe e rezervuar zyrtarisht per nxenesit qe kane nevoje per mesim shtese, perfundim te Testeve te paperfunduara, Kuizeve, etj.

Kete mengjes ishin 4 nxenes qe kishin nevojat e tyre.

Oren e pare e kam me orar Planifikim, por per shkak se shkolla kishte nevoje per zevendesim te mesuesve qe mungonin kete dite, une u lajmrova per zevendesim.

Kjo pune paguhet veçmas, per ore.
Ne oren e dyte dhe te trete isha ne mesim te rregullt.

- Advertisement -rrrrrrr

Oren e katert, 30 minuta i kam per ngrenje-dreke, dhe 23 minuta ndihme nxenesve qe vijne per mesim shtese, kryerjen e Testeve, Kuizeve, per shkak te mungesave ne mesim.

Zakonisht ngrenjen e kryej per 15 minuta dhe pjesa tjeter u kushtohet nxenesve ne nevoje. Oret 5, 6, 7 mesim i rregullt. Ketu nje ore eshte 53 minuta.

Mesimi i rregullt perfundon ne 3:20 pm (pasdite). Me rregullore, une mund te dal nga shkolla ne 3:25 pm, por zakonisht para 4:00 – 4:30 nuk dal nga klasa ime (shkolla). Sot u pata thene tre nxenesve qe mund te vijne pas mesimit per nje ore t’i perfundojne Testet qe nuk i kishin kryer per shkak se kane munguar ate dite.

Ne 4:35 pm, nxenesit perfunduan Testin, kurse une vazhdova deri ne 5:25 pm me pergaditjen per diten e neserme te materialit ne SmartBoard.

Ne shtepi mberrina ne 5:45 pm. Zakonisht ne shtepi vije aty te 4:30-4:45pm.

Mesues Matematike

Aurora, Illinois, SHBA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...