Behar Abdullahu nga Podujeva diplomon master në Gjeografi

- Advertisement5 -

Behar Abdullahu nga Podujeva ka përfunduar me sukses studimet master në fushën e gjeografisë, duke u bërë një vlerë e shtuar për arsimin dhe zhvillimin shkencor.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë Behari përmes një postimi në Faceobok.

- Advertisement - M1

Ai thotë se diplomimi është fillimi i një përgjegjësie më të madhe për të kontribuar me dije dhe integritet në shoqëri.

behar

Postimi i tij:

- Advertisement - m2

🎓 02.04.2026
Congratulations to me on my graduation!

Sot shënoj një moment të rëndësishëm të rrugëtimit tim akademik – përfundimin e studimeve master në gjeografi. Ky nuk është vetëm një sukses personal, por dëshmi e përkushtimit, durimit dhe besimit në fuqinë e dijes.

Për mua, gjeografia ka qenë mënyrë për ta kuptuar botën – lidhjen mes njeriut, hapësirës dhe zhvillimit. Ky sukses përmbledh sakrifica dhe përpjekje të vazhdueshme, si dhe mbështetjen e pakushtëzuar nga familja, miqtë dhe profesorët, për të cilët jam thellësisht mirënjohës.

Diplomimi është fillimi i një përgjegjësie më të madhe për të kontribuar me dije dhe integritet në shoqëri.

Besoj se dija ka vlerë kur ndahet, prandaj këtë arritje ia kushtoj edhe nxitjes së nxënësve për të mësuar, për të menduar kritikisht dhe për të kuptuar botën që i rrethon.
I juaji:

MSc Behar Abdullahu