Behar Abdullahu, arsimtari i Gjeografisë nga Podujeva që nisi punën në arsim para 7 vitesh

- Advertisement5 -

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh të Podujevës ka prezantuar mësimdhënësin e radhës.

- paragrafi 1 -

Së fundmi ka prezantuar arsimtarin e Gjeografisë – Edukatës qytetare Behar Abdullahu, i cili nisi punën në arsim në vitin 2017, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Njoftimi:

Mësimdhënia jo vetëm profesion!

Ju prezantojmë me arsimtarin e Gjeografisë – Edukatës qytetare Behar Abdullahu!

- Advertisement - m2

U lind në fshatin Gllamnik. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Podujevë.

Diplomoi në Fakultetin e Edukimit, drejtimi Gjeografi – Edukatë qytetare, si dhe në Master i mësimdhënies me specializim në Gjeografi.

Punën në arsim e filloi në vitin 2017 në vendlindje, e më pas punoi edhe në disa shkolla të Podujevës.

Është pjesë e shkollës tonë që nga viti 2022.
Përveç punës edukativo-arsimore, vazhdon të jap kontributin e tij edhe në aktivitete tjera përfituese për nxënësit tanë!