Bedri Gjureci merr titullin Doktor i Shkencave Biologjike



nder titull

- Advertisement5 -

Bedri Gjureci ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoraturës në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, në programin studimor Biologji, drejtimi Biokimi dhe Fiziologji, duke fituar titullin Doktor i Shkencave Biologjike.

- paragrafi 1 -

Mbrojtja e doktoraturës u zhvillua para komisionit të përbërë nga prof. dr. Oliver Tushevski, kryetar i komisionit, prof. dr. Sonja Simiq, mentore, si dhe anëtarët prof. dr. Elmi Jusufi, prof. dr. Suzana Jordanovska dhe prof. dr. Biljana Miova.

- Advertisement - M1

Pas përmbylljes së këtij rrugëtimi akademik, Bedri Gjureci e cilësoi këtë sukses si një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij profesionale dhe personale, duke theksuar se arritja është rezultat i viteve të tëra përkushtimi, punës intensive dhe sakrificave të vazhdueshme.

Ai shprehu mirënjohje për familjen, mentoren, kolegët dhe të gjithë mbështetësit që e kanë shoqëruar gjatë rrugëtimit të tij akademik.

Fitimi i titullit Doktor i Shkencave Biologjike shënon një etapë të re në angazhimin e tij për të kontribuar në fushën e shkencës, arsimit dhe hulumtimit shkencor.

Shqip | English