E martë, 21 Janar, 2025

Bebja më e vogël në botë, peshon sa një mollë

- Advertisement1-

Foshnja Kwek Yu Xuan ishte vetëm 212 gram, sa pesha e një molle kur lindi dhe vetëm 24 centimetër e gjatë.


Ajo lindi pas 6 muajsh, konkretisht në më pak se 25 javë. Pas 13 muajsh trajtime intensive në spital, Yu Xuan peshon 6.3 kilogramë dhe mjekët e lejuan të dalë nga spitali.

- Advertisement -

Bebja ka frymëzuar stafin mjekësor që janë kujdesur për të, të cilët e kanë quajtur “foshnjën e jashtëzakonshme të COVID-19, një rreze shprese mes trazirave”.

Yu Xuan vuan ende nga sëmundja kronike e mushkërive dhe do të ketë vazhdimisht nevojë për ndihmë me frymëmarrjen. Fatmirësisht mjekët thonë se gjendja e saj shëndetësore do të përmirësohet me kalimin e kohës.

Për të paguar shpenzimet e spitalit u deshën 366.884 dollarë, të cilat u siguruan nëpërmjet njerëzve që dinin historinë e foshnjës dhe mblodhën fonde.

Nëna e Yu Xuan e lindi atë me operacion, katër muaj pasi ajo u diagnostikua me “pre-eklampsi”, një sëmundje që lidhet me presionin shumë të lartë të gjakut që mund të dëmtojë organet vitale dhe të jetë fatal si për nënën ashtu edhe për foshnjën.

Rekordin e bebes më të vogël në botë e mbante një vajzë 245 gram nga SHBA, e lindur në vitin 2018.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...