E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Bebet VIP të 2020-ës, emrat më të zakonshëm e më të rrallë

- Advertisement1-

Viti 2020 ka qenë pa asnjë dyshim ai i pritjeve të ëmbla, ku disa personazhe të njohur janë bërë prindër për herë të dytë e disa prej tyre kanë përjetuar për herë të parë ndjesinë e të qenurit nënë ose baba.

Çfarë ka rënë në sy gjithashtu ka qenë zgjedhja e emrave të bebave të personazheve VIP, të cilët jo vetëm kanë dalluar nga njëri-tjetri, por kanë qenë dhe një miksim i emrave modernë, që duan të gjithë, emrat mbretërorë e emrat e veçantë.

- Advertisement -

Bebe me emra si ata qe vënë të gjithë

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër gjithashtu për herë të parë në muajin janar me djalin e tyre Noah. Një zgjedhje perëndimore dhe moderne.

Në muajin qershor erdhi në jetë edhe Krid, i vogli i Klea Hutës dhe Elgit Dodës. Dyshja e zbuloi emrin menjëherë, moment që nuk kaloi pa vëmendjen e ndjekësve.

Në po të njëjtin muaj erdhi në jetë dhe vajza e parë e Jonida Vokshit dhe Besnikut Krapit, Emi. Shkurt dhe qartë dy aktorët pohuan se kjo zgjedhje për emrin kishte ardhur pasi kishin parë një film bashkë dhe menëjherë ky emër i kishte “goditur”.

Edhe blogerja Alba Çobaj u bë nënë në muajin qershor me një vajzë të cilën e quajti Sofi.

Olta Boka solli në jetë fëmijën e saj të parë në muajin korrik. Ajo dhe partneri i saj vendosën ta quajnë vajzën Gaia, një emër sa modern dhe interesant.

- Advertisement -rrrrrrr

Në muajin shtator lindi Amar, djali i parë i Olta Gixharit, e cila fill pas lindjes u zhvendos për një kohë të gjatë në Spanjë.

Bebe me emra mbretërorë

Princesha Elia Zaharia solli në jetë fëmijën e saj të parë në muajin tetor të këtij viti. Ajo dhe Princi pritën vogëlushen e tyre të cilën vendosën ta quajnë Geraldinë, duke trashëguar kështu emrin e mbretëreshës Geraldinë.

Rona Nishliu u bë nënë për herë të dytë me djalin e saj të cilin e quajti Bardhyl, emër ky i huazuar nga mbreti Ilir.

Dhe me emra që i dëgjuam për të parë herë

Miriami Cani u bë nënë për herë të dytë në janar të këtij viti me vogëlushin Duam, zgjedhja e të cilit i befasoi të gjithë. Marrë shkasë nga projekti i Miriami dhe Albanit me po të njëjtin emër, dyshja zgjodhi këtë emër tipik shqiptar për fëmijën e tyre të dytë.

Mc Kresha dhe partnerja e tij pritën në jetë fëmijëne tyre të parë në muajin qershor. Lajmin e bëri të ditur babai i Erzinës, i cili zbuloi dhe emrin e vajzës të quajtur Iza.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u bënë prindër në muajin tetor me djalin e tyre, të cilin vendosën ta quajnë Diell. Një zgjedhje tipike shqiptare, dëshirën për të cilën Edi e kishte shprehur edhe më parë.

Gold Ag u bë baba për herë të parë në festat e nëntorit. Ai vendosi ta quajë djalin Gueril, një zgjedhje sa e guximshme dhe tipike për reperin i cili njihet për patriotizmin e madh që ka treguar përherë.

I fundit që ka gëzuar statusin e të qenurit prind dhe baba ka qenë dhe Ledri Vula. Ai dhe partnerja e tij, Sara Hoxha pritën fëmijën e parë, vogëlushen Poem Blu, një emër tipik shqiptar gjithashtu.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...