E diel, 24 Nëntor, 2024

Bebet e ushqyera me shishe mund të gëlltisin më shumë se 1 milion mikroplastikë çdo ditë

- Advertisement1-

Një studim vlerësoi se bebet e ushqyera me shishe në të gjithë botën konsumojnë, mesatarisht më shumë se 1.5 milion grimca mikroplastike në ditë.

Andaj shkundja dhe ngrohja e përfshirë në përgatitjen e formulës promovon çlirimin e mikroplastikës shkruan BusinessInsider, përcjell Gazeta Shneta.

- Advertisement -

Është e paqartë se si ndikon konsumi mikroplastik në shëndetin e njeriut për një kohë të gjatë, por studimi sjell më shumë urgjencë për të zbuluar se si ato mund të ndikojnë në organet e bebeve që zhvillohen shpejt.

Autorët e studimit u bënë thirrje prindërve që mos të tremben, duke thënë se ne ende nuk e dimë saktësisht nëse apo si ndikojnë mikroplastikat në shëndetin e bebeve, apo edhe në shëndetin e të rriturve për këtë çështje.

“Ne duhet të pranojmë që plastikat janë të përhapura në jetën moderne dhe se ato lëshojnë mikro dhe nano plastike përmes përdorimit të përditshëm,” thanë autorët kryesorë Dr. Dunzhu Li dhe Dr. Yunhong Shi në një njoftim për shtyp.

“Ne ende nuk i dimë rreziqet për shëndetin e njeriut nga këto grimca të vogla plastike, por ne mund të zhvillojmë zgjidhje dhe strategji të sjelljes dhe teknologjike ndaj ekspozimit të tyre”.

Për të kryer studimin, i cili u botua në revistën ‘Nature Food’, studiuesit matën nivelet e mikroplastikës së lëshuar gjatë përgatitjes së formulës së bebës në 10 lloje të shisheve të polipropilenit.

- Advertisement -rrrrrrr

Sa më e nxehtë të jetë temperatura, aq më shumë mikroplastikë lëshohen.

Për të zvogëluar rreziqet e mundshme, prindërit duhet ta ftohin formulën në temperaturën e ushqimit përpara se ta derdhin atë në një shishe plastike të ftohur dhe të sterilizuar.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...