Tri motrat me prejardhje nga Tetova, me qëndrim në Rorschach, Zvicër: Jetmira, Bekimja dhe Arta janë një storje suksesi në diasporë.
Ato kanë realizuar ëndrrën e tyre të fëmijërisë që të kenë në menaxhim një studios të bukurisë me emrin tejet atraktiv, “Beauty Sisters”.
Tri motrat tetovare, Mila, Bea dhe Arta janë specialiste të bukurisë, estetikës dhe kozmetikës medicinale, andaj të gjitha femrat dhe gratë që jetojnë në Zvicër janë me fat që kanë një adrese si “Beauty Sisters” që të kujdesen për veten e tyre.
Tri motrat tetovare janë rritur në Grac të Austrisë dhe që të trija janë shkolluar e diplomuar për kozmetikë dhe trajtime bukurie. Ato kanë një kreativitet të gjerë dhe janë ambicioze në profesionin që ushtrojnë.
Media online “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) ka realizuar një bisedë me Artën, njërën nga motrat e cila në detaje tregon se si e nisën këtë biznes, me çfarë vështirësi u ballafaquan, çfarë produkte ofrojnë konkretisht për klientët, planet për të ardhmen, etj…
Lexoni më poshtë intervistën e plotë me Artën, njërën nga motrat e “Beauty Sisters” dhënë për Kids of Kosova:
Si erdhi ideja per krijimin e biznesit?
E kemi pasur gjithëmonë si ëndërr të krijojmë një biznes me motrat dhe në vitin 2019 e morëm guximin dhe fal zotit na u realizuar ëndrra jonë.
Në cilin vend gjendet salloni juaj që të jenë në dijeni sa më shumë shqiptarët që jetojnë atje?
Kosmetik Salloni jonë gjendet në Rorschach të Zvicrës, lokali është në objektet më ekskluzive para liqenit. Klientët tona ndihen shumë rehatshëm në sallonin tone. Punëtore nuk kemi, sepse siç e thotë emri ‘Beauty Sisters’ jemi ne tre motrat. Në të ardhmen nuk i dihet, por momentalisht nuk kemi nevojë.
Sa është e vështirë të hapni një biznes atje? Çfarë sfida keni pasur?
Vështirësi ka si në çdo fillim. Baza ishte se na tre motrat nga fillimi ishim nga Branche Kozmetike. Ne ishim të shkolluara në fushën e kosmetikës.
Sfida më e madhe ishte arritja e klientëve, sepse konkurrenca është shumë e fort këtu në këtë biznes.
Fokusi jonë ishte dhe është në marketing si dhe në mediat sociale për arritjen e klienteve të duhura.
Cilat janë produktet që ofroni për klientelen tuaj?
Çdo motër është e specializuar në atë trajtim që e ofron.
Mila është eksperte për trajtime të fytyrës (lëkurës) si dhe për Filler Dermal që kujdeset për mbushjen e buzëve, korrigjimin e hundës si dhe shumë të tjera.
Arta është eksperte për Laser trajtimi që t’i humb qimet e trupit, si dhe Vacuslim trajtim kundër celulitëve si dhe punët administrative. Arta është një Multitalent.
Bea është Makeup Artiste e Diplomuar dhe Lash Stylistin që është eksperte në zgjatjen e qerpikëve.
Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?
Tani e realizuam qëllimin që salloni jonë të rritet. Ishim në fillim në një sallon
60 metra katrorë dhe tani kemi hapur sallon me 120 metra katrorë që do të thotë më shumë komfort për klientët tona. /Kidsofkosova.net/.