E diel, 2 Shkurt, 2025

Bashkësia Islame e Kosovës kërkon që të ndryshohet udhëzimi administrativ që ndalon shamitë në shkolla

- Advertisement1-

Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar për shenjën për ndalimin e shamisë të vendosur në Shkollën e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”, në Gjakovë.

Në reagimin e BIK-ut thuhet se ky veprim “e trajton mbulesën e femrës sipas parimeve islame si një veprim ordiner”.

- Advertisement -

Nga ky institucion fetar kanë kërkuar anulimin e Nenit të Udhëzimit Administrativ, që e parasheh këtë ndalesë.

“Një trajtim i tillë i parimeve fetare është mendësi e së kaluarës moniste. Mësimet e parimet fetare nuk dëmtojnë e nuk rrezikojnë shoqërinë, përkundrazi edukojnë, mësojnë e fisnikërojnë. Ky është qëllimi i besimit, e në këtë kontekst duhet parë edhe mbulesën e femrës myslimane.

Për të mos na u përsëritur situata të tilla, kërkojmë edhe njëherë nga Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë, që ta anulojnë nenin 3 paragrafi 1 pika 1.13 të Udhëzimin Administrativ të MASHT-it 06/2014, të cilin e konsiderojmë si burim të këtyre akteve e veprimeve që krijojnë situata të tilla”, thuhet në reagim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë jep lajmin e hidhur për vdekjen e 3 fëmijëve: Tri banka shkollore do mbesin të zbrazta

Një rast i rëndë ka ndodhur të shtunën në orët e vona në fshatin...

SBASHK filloi me 9 grupe të trajnimit, organizoi edhe testet për dy grupe të mësimdhënësve

Të shtunën SBASHK filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Muhamet Selmani: Sfida e zhvillimit të mësimdhënies-mësimnxënies cilësore

Studimi i Muhamet Selmanit shqyrton sfidat e ruajtjes së mësimdhënies cilësore në shkolla në...

Nëna nga Mitrovica alarmoi se po ia rrahin e kërcënojnë fëmijën në shkollë, reagon Nagavci: Do të ketë përgjegjësi

Minsitrja Arbërie Nagavci ka reaguar pasi një nënë nga Mitrovica të premten përmes një...