E enjte, 19 Shtator, 2024

Bashkëshortja e drejtorit të Inspeksionit në Vushtrri punësohet si mësimdhënëse – mohon akuzat për ndikim të burrit

- Advertisement1-

Komuna e Vushtrrisë së fundmi ka hapur konkurs për pranimin e një mësimdhënësi/e të gjeografisë në dy shkolla. Siç duket, nuk është arritur të shmanget nepotizmi. Për këtë vend pune u përzgjodh bashkëshortja e drejtorit të Drejtorisë së Inspeksionit në Vushtrri, Bujar Pllanës.

Në konkursin e hapur në tetor të këtij viti për mësimdhënësi/e të gjeografisë në shkollën ‘Anton Zako Çajupi‘ dhe ‘Adem Voca‘, pas rezultateve të testit me shkrim dhe intervistës me gojë, komisioni zgjodhi Ajtene Hasani Pllana kandidate fituese.

- Advertisement -

Kanidatja fituese, Ajtene Hasani Pllana mori gjithsej 191.3 pikë.

Ajo që ra në sy dhe që la vend për dyshim se konkursi ishte i kurdisur, janë dokumentet zyrtare të publikuara nga komuna, ku shihet se kandidatët për mësimdhënës të gjeografisë u njoftuan për rezultatet e testimit me shkrim më 23.10.2023, u ftuan për intervistën me gojë për datën 31.10.2023, ndërsa vendimi përfundimtar për të përzgjedhurën mban datën në vulën e protokollit të vendimit, 23.10.2023.

Por, mundësinë për kurdisje paraprake e ka mohuar vetë kandidatja fituese. Ajtene Hasani Pllana tha për Insajderin se data e protokollit është gabim teknik, pasi që në të njëjtën ditë ishte publikuar edhe një konkurs tjetër.

“Me datë 21.10.2023 ora 14:00 jam nënshtruar testimit me shkrim për lënden e Gjeografisë në shkollën Anton Zako Çajupi, me datë 31.10.2023 ora 14:00 i jam nënshtruar intervistës me gojë. Në faqen zyrtare të komunës kanë dal rezultatet për pozitën e gjeografisë për të dy pozita njëra në shkollën ku jam pranuar unë dhe tjetra në shkollën Adyl Frashër në Druar dhe mendoj se data e protokollit është gabim teknik pasi që numri i protokollit i rezultatit për pranimin tim është me i madh se numri i protokollit i konkursit tjetër që është publikuar po atë ditë.“, tha Hasani-Pllana.

- Advertisement -rrrrrrr

Tutje, ajo mohoi të ketë pasur ndikim pozita e bashkëshortit të saj, derisa shtoi se i ka plotësuar kriteret për këtë pozitë.

“Unë kam aplikuar për këtë pozitë dhe i kam plotësuar kriteret për këtë pozitë dhe siç thash edhe me lartë duke ju nënshtruar të gjitha procedurave te kërkuara nga Drejtoria e Arsimit kam dal me e suksesshme dhe bashkëshorti im nuk ka pas asnjë ndikim për përzgjedhjen time“, deklaroi Pllana.

Edhe drejtori i Inspeksionit, Bujar Pllana u shpreh për Insajderin se nuk ka ndikuar në përzgjedhjen e bashkëshortes së tij, ndërsa për datën e protokollit tha se është gabim teknik.

“Publikimi i rezultatit në faqen zyrtare është bërë me datë 31.10.2023, po ate dite është bërë publikimi edhe i një konkursi tjetër për një shkollë tjetër. Mendoj që date e protokollit është gabim teknik i shkruar nga zyrtaret e protokollit. Asnjë ndikim nuk e kam pasur në përzgjedhjen e bashkëshortes time. Unë jam i gatshëm të përgjigjem ne çdo aspekt si për gazetar ashtu edhe para organeve përgjegjëse.”, tha drejtori i Inspeksionit, Bujar Pllana.

Ndërsa, nga drejtoria e arsimit në Komunën e Vushtrrisë kanë thënë se nuk qëndron pretendimi se vendimi është lëshuar më herët, por ka ndodhur një lëshim teknik.

“Në vendimin e publikuar, me numër protokolli 52803/23, zyra, ku protokollohen dokumentet e ka bërë një lëshim teknik, pra e ka gabuar vetëm datën, sepse data duhet të jetë: 31.10.2023, që dmth se nuk qëndron pretendimi se vendimi është lëshuar më herët.”

“Në të njëjtën ditë është lëshuar edhe një vendim tjetër për këtë konkurs, sepse kanë qenë dy pozita, dhe numri i protokollit të këtij vendimi për njërën pozitë është 52799/23 datë 31.10.2023, prandaj nr të protokollit 52803/23 iu është gabuar data, sepse siç shihet është numër rendor më i madh.“, thuhet në përgjigjen e DKA’së për Insajderin. /Insajderi.org

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...