Bashkëshorti i mësueses që u gjuajt me karrige nga nxënësi: Kështu qëndron e vërteta

- Advertisement -

Bashkëshorti i mësueses së dhunuar dje nga nxënësi në një gjimnaz të Lezhës tha përmes një bisede telefonike për emisionin “Me Zemër të Hapur” se gruaja e tij, Majlinda Palushi nuk ka pasur si qëllim që të fyente nxënësin e saj.

- paragrafi 1 -

“Ajo nuk e ka pasur qëllimin ta ofendojë. Gruaja ime është mësuese dhe e di, i njeh nxënësit. Aty ka fëmijë problematikë.

- Advertisement -

Te gjithë fëmijët problematik mblidhen ne një klasë”, pohoi burri i mësueses, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, pasi ka marrë fraktura në kokë dhe trup pas goditjes nga një karrige.

Mes të tjerash ai tregoi se “ka pasur një keqkuptim mes saj dhe nxënësit ku ajo i ka thënë; Për shpirt të babait tim”, dhe ai e ka marrë sikur i ka përmendur babain e tij të ndjerë”.