Nxënësit e shkollës “Naim Frashëri” në Vlashnjë bashkë me koordinatoren Arjeta Vukshinaj dhe arsimtarin Martin Domgjoni vizituan shkollën “Gjon Serreçi” në Ferizaj, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
📌 Më 4 prill 2025, së bashku me drejtoreshën znj. Luljeta Gavazaj, kordinatoren znj. Arjeta Vukshinaj, arsimtarin Martin Domgjoni dhe vullnetarët e Korpusit të Paqes, Cloe Miller dhe Scott Hoy, nxënësit tanë vizituan shkollën “Gjon Serreçi” në Ferizaj, duke shënuar kështu fillimin e një bashkëpunimi të frytshëm mes dy shkollave tona.
Ky takim nuk ishte vetëm një vizitë, por një përvojë e pasur me interaktivitet, lojëra dhe sfida edukative, ku nxënësit u angazhuan me pasion dhe energji:
♦️ Ars. Martin Domgjoni sfidoi nxënësit me lojën Rock-Paper-Scissors
♦️ Ars. Anita Domgjoni dhe Shqipe Ferizi organizuan lojën English Alphabet Arrangement & Loja me numra
♦️ Vullnetarja Cloe Miller solli emocione me lojën Among Us
♦️ Vullnetari Scott Hoy testoi njohuritë e nxënësve me një Geography Competition
Në takim na priti drejtori i shkollës Xhemajl Sadriu, zëvëndësdrejtori Ylli Avdiu, mësimdhënësit Shqipe Sadriu, Anita Gashi, Mimoza Shamolli Grainca dhe stafi i shkollës, të cilët i falënderojmë për mikëpritjen e ngrohtë.
Kjo ditë na rikujtoi sa e rëndësishme është bashkëpunimi mes shkollave, ndarja e përvojave dhe krijimi i mundësive të reja për nxënësit. Mezi presim vazhdimin e këtij partneriteti dhe momentet e tjera të bukura që do të sjellë!