E diel, 22 Shtator, 2024

Barbara, mësuesja që gjithmonë ka ide për t’i motivuar nxënësit e saj

- Advertisement1-

Përkthyer nga Alush Leci


Një ngjarje shumë e bukur…

- Advertisement -

Barbara është mësuese në një shkollë rurale. Ajo gjithmonë ka ide për t’i motivuar nxënësit e saj.

Sot është dita e vlerësimit të nxënësve. Për t’i inkurajuar ata,ashtu që të përqendrohen në punën e tyre,ajo ju premton se nxënësi i cili ka punimin më të mirë do t’ja jap një dhuratë dhe kjo dhuratë do të jetë një palë këpucë shumë të bukura.

Nxënësit filluan të shkruajnë me entuziazëm dhe secili prej tyre dëshironte të ishte më i mirë.

Pasi mblodhi fletët dhe i kotrolloi mësuesja u habit kur pa se të gjithë nxënësit iu përgjigjën pyetjeve në mënyrë të përsosur!

Ajo vlerësoi nxënësit e saj për përpjekjet e tyre dhe për punën e tyre të mirë, por ishte e hutuar: “Kujt do t’ia bëj këtë dhuratë?”, tha ajo me vete.Meqë të gjitha punimet ishin të shkëlqyeshme,ajo vendosi që fituesin ta zgjedh me short.Prej nxënësve kërkoi që secili në një fletë ta shkruaj emërin dhe mbiemërin e vet dhe ta vendos në kutinë që gjendej në tavolinën e saj.

Pasi u vendosën të gjitha fletët në kuti.Mësuesja bëri përzierjen e fletave dhe rastësisht e zgjodhi një nxënës që ta zgjedh fituesin.

- Advertisement -rrrrrrr

Nxënësi e tërhoqi fletën dhe ishte fituesja një nxënëse me emrin Sarah Michelle.

Në klasë jehoi brohoritja dhe duartrokitja e gjatë e nxënësve.

Sarah Michelle e gëzuar doli para shokëve dhe shoqëve të cilët i falenderoi si dhe mësuesën të cilën e përqofoi ngrohtësisht.

Sarah Michelle ishte një nxënëse e mrekullueshme e cila vinte prej një familje të varfër.

Babai i saj kishte mbetur i paaftë nga një aksident i rëndë në punë,ndërsa e ëma punonte si pastruese ashtu që të ardhurat e tyre ishin të pamjaftueshme për një jetë solide.Vajzat e tyre detyrohej t’i bartë këpucët e njëjta një vit pa i ndërruar asnjëherë.

Mësuesja Barbara pasi kthehet në shtëpi ia rrëfen tërë ngjarjen burrit.Burri ishte i kënaqur me punën e saj dhe thotë se kjo më bënë edhe mua të krenohem me ty gruaja ime.

Por kur e shikon gruan ajo ishte duke qarë!

E pyet pse po qanë e dashura ime?

-Duke i fshirë lotët,ajo i tregon.

Kur u larguan nxënësit prej klasës,unë i mora dhe i kontrollova të gjitha fletët që ishin në kutinë e shortit,u mahnita dhe u mallëngjeva se të gjithë nxënësit në vend që të shkruanin emërin dhe mbiemërin e tyre dhe të fitonin dhuratën,ata e kishin shkruar emërin Sarah Michelle.
Sepse e dinin që shoqja e tyre kishte nevojë më së shumti,sjellja e tyre solidare më preku shpirtin dhe zemrën time!

Prandaj vetëm mund të bëjmë pak,së bashku mund të bëjmë shumë.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Njohësit e arsimit: I vështirë zbatimi i mësimit tërëditor në Prishtinë

Njohës të çështjeve të arsimit konsiderojnë se mësimi tërëditor në Prishtinë nuk do të...

Pensionohet mësuesja Shefkije Veliu nga Prishtina

Është pensionuar mësuesja Shefkije Veliu. Njoftimin e ka dhënë shkolla "Ganimete Tërbeshi" në Llukar...

Shkolla Shqipe “Alba Life” në Brooklyn të SHBA-së filloi vitin e ri akademik 2024-2025

Pas Fidanishtes së parë të Shkollave Shqipe në Staten Island, Brooklyni hapi dyert për...

Mërgata shqiptare do të financojë bursa për studentët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Studentët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri...