E shtunë, 27 Korrik, 2024

Barack Obama ka frikë nga vajza e tij e vogël dhe arsyeja është Michelle!

- Advertisement1-

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama I ftuar në emisionin “Jimmy Kimel Live”, deklaroi se ai ka frikë nga vajza e tij e vogël, Sasha dhe shkaku është bashkëshortja e tij.

Obama tregoi se vajza e tyre 19-vjeçare i ngjan shumë të ëmës dhe kanë të njëjtën sjellje. “Sasha është një mini Michelle. Kam frikë nga Michelle dhe Sasha sepse kanë të njëjtën pamje dhe të njëjtën sjellje”-tha Obama.

- Advertisement -

Ndërsa me vajzën e madhe, 22-vjeçaren Malia, ish-presidenti i ka marrëdhëniet më të mira. “Malia më ngjan mua. Ne të dy përpiqemi të mbajmë paqen në shtëpi. Unë jam ai që i bëj për të qeshur me batuta.”

“Kur u martova me Michelle dhe biseduam për të krijuar familje, i thashë vetes se do t’i bëj gjërat ndryshe, do sigurohem që vajzat e mia të më njohin, të dinë që unë i dua dhe i mbështes. Mendoj se kam bërë një punë të mirë”-u shpreh Obama.

Ish-presidenti tregoi edhe cilësitë që vlerëson më shumë tek vajzat e tij: Sashën për vetëbesimin ndërsa Malian për gjallërinë që ka.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Detyra e matematikës që duket aq e thjeshtë, mirëpo askush nuk ka arritur deri te zgjidhja

Detyra duket më e thjeshtë dhe më e qartë: 8 ÷ 2 (2 +...

Me këto truqe mund ta zgjidhni çdo detyrë matematikore pa ndihmën e askujt

Për shumicën nga ne matematika është subjekt i “panjohur” dhe shpeshherë mendojmë se çfarë...

Detyra matematikore e shkollës fillore, por që njerëzit nuk po mund assesi ta zgjidhin

Ndonjëherë ajo që duket si një detyrë shumë e thjeshtë mund të jetë më...

Kjo detyrë matematikore i ka dy zgjidhje – cila është e sakta? (Foto)

Një detyrë matematikore ka bërë që shumë njerëz të kalojnë goxha kohë duke u...