E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

Banori nga Letanci i Podujevës deklarohet të paguajë mësimdhënësit e shkollës me nga 100 euro

- Advertisement1-

Faton Blakqori nga fshati Letanc i Podujevës ka deklaruar se, së bashku me familjen e tij, është i gatshëm të paguajë prej buxhetit familjar nga 100 euro për mësimdhënësit e shkollës fillore “Hyzriu e Samiu” në Letanc.

Faton Blakqori u bëri thirrje edhe bashkatdhetarëve të tjerë që të kontribuojnë njëlloj, deri të arrihet një marrëveshje.

- Advertisement -

“Fëmijët tanë duan dije e jo debate!” shkroi Blakqori në facebookun e tij.

Ky është postimi i plotë i Blakqorit:

Drejtuar mësuesve të shkollës fillore Hyzriu e Samiu në fshatin tim.

Unë Faton Blakqori nga Letanci me vullnetin tim dhe të familjës për hirë të fëmijëve shprehim gadishmërin që kërkesën tuaj nëpërmes SBASHK-ut drejtuar qeverisë së Kosovës për 100€ – ne si familje jemi në gjendje ta kompenzojmë nga bugjeti ynë familjar për gjithë mësuesit e shkollës së fshatit Letanc të Podujevës derisa tē gjindet një zgjidhje e përgjithëshme me ligjin e pagave në nivel të Kosovës në mënyrë që mësimi të filloj sa më shpejt të jet e mundur.

Poashtu ftojë të gjithë bashkatëdhetarët kudo që gjinden dhe njerëzit e vullnetit të mirë në Kosovë në mundësit e tyre ekonomike të bëjnë gjestin e njejtë deri në arritjen e një marrëveshje.

Fëmijët tanë duan dije e jo debate !

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Ana Llazo: Edukimi Rural – themel për barazinë sociale dhe zhvillimin e zonave të largëta

Edukimi është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për zhvillimin ekonomik...

Minire Pira, zgjedhet mësuesja më e mirë në shkollën “Dardania” në Prishtinë

Minire Pira, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Dardania" në Prishtinë për...

Afërdita Kçiku, zgjedhet mësimdhënësja më e dalluar në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë

Afërdita Kçiku, është zgjedhur mëimdhënësja e dalluar për vitin 2024/2025 në shkollën "Xhavit Ahmeti"...

Diturije Hajdini, zgjedhet mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Prishtinë

Shkolla "Mitrush Kuteli", në Prishtinë ka zgjedhur Diturije Hajdini, mësimdhënëse meritore, për vitin shkollor...