Shkolla fillore “Dy Dëshmorët” në Sheremet të Gjakovës ka njoftuar se banorët e fshatit Pacaj I kanë dhuruar fonde në vlerë 1650 euro, shkruan AlbanianEducation.net.
Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e shkollës Teuta Haxhiu.
Njoftimi:
Në peizazhin e sotëm arsimor, partneriteti midis prindërve dhe shkollave është më i rëndësishëm se kurrë. Një fushë ku ky bashkëpunim solli përfitime të rëndësishme për nxënësit është edhe integrimi i kompjuterëve në shkollën tonë.
Për këtë, si kolektiv i shkollës, u jemi falënderues bashkëvendasve tanë te fshatit Pacaj, me në krye Dervish Beqën, të cilët me vetëiniciativë kane mbledhur fonde dhe i dhuruan shkollës 1650 euro, ku me 800 euro u përfundua edhe funksionalizimi i kabinetit të TIK-ut.
Duke punuar së bashku, prindërit dhe shkollat, i ofruan nxënësve mjetet që u nevojiten për ecje në kohë.
Kjo përpjekje bashkëpunuese përfundimisht hap rrugën për një përvojë arsimore më të pasur dhe efektive për të gjithë nxënësit.
Së bashku, për një shkollë më të kompletuar dhe një mësim më cilësor!
Faleminderit!
T.H