Bankat mbesin bosh: Dy vëllezër nga Prizreni i thonë lamtumirë shkollës, shkojnë në Finlandë

- Advertisement -

Rrahim Bekteshi, drejtor i shkollës “Emin Duraku” në Prizren ka njoftuar në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2024/25 dy nxënësit binjakë të klasës VI-1: Ammar dhe Emir Gushani janë përshëndetur me të dhe po ikin me familjen për jetë më të mirë në Finlandë, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i tij:

- Advertisement -

Mërgimi po na i lë bankat bosh

Sot në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2024/25 u mbusha me emocione kur në zyren time trokitën dy nxënësit binjakë të klasës VI-1: Ammar dhe Emir Gushani.

Ata erdhen të më thonin mirupafshim pasi tani së bashku me prindërit e tyre po vendosen për të vazhduar rrugëtimin jetësor në Finlandë.

- Advertisement -

U përshëndeta por në të njëjtën kohë edhe u emocionova mezi po përmbahesha, dhe ua dhashë porosinë: mos e harroni Kosovën dhe gjakun shqiptar!

Në sytë e tyre shihja mërzinë e ndarjes nga shokët dhe shoqet e klasës dhe nga mësimdhënësit e tyre.

Deri kur më kështu? A do të ketë shpresë për këtë vend? Kur do të jetë Kosova e mjaftueshme për të gjithë?

Rr.B.