Skender Ademi, drejtor i shkollës “Zenel Hajdini” në Gadime të Lipjanit,ka ngushëlluar familjen Zejnullahi pasi ju vdiq mbrëmë djali i tyre, Zejna, që ishte nxënës i kësaj shkolle.
Në njoftim thuhet se largimi i nxënësit të tyre nga kjo jetë ka ka lënë një boshllëk të madh jo vetëm në familjen e tij, por edhe në shkollën shokët dhe mësimdhënësit.
Mesazhi i plotë i ngushëllimit:
Të nderuar prindër, familjarë, mësues, nxënës dhe të pranishëm,
Me dhimbje të thellë në zemër si drejtor i shkolles shpreh pikëllimin tonë për humbjen e parakohshme të nxënësit tonë të dashur, Zejn Zejnullahi.Largimi i tij nga kjo jetë ka lënë një boshllëk të madh jo vetëm në familjen e tij, por edhe në shkollën tonë, mes shokëve, mësuesve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin.
Zejna ishte një nxënës i dashur, me ëndrra, shpresa dhe një buzëqeshje që do të mbetet gjatë në kujtesën tonë. Banka e tij do të mbetet bosh, por kujtimi dhe mirësia e tijdo të jetojnë gjithmonë mes nesh.
Në emër të gjithë kolektivit të shkollës sonë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.
Ju jemi pranë në këtë moment të vështirë dhe ndajmë me ju dhimbjen e madhe që kjo humbje ka sjellë.
Le ta kujtojmë nxënësin tonë me respekt, dashuri dhe mirënjohje, duke ruajtur në zemrat tona gjithçka të bukur që ai na dhuroi në kohën e shkurtër që pati mes nesh.
U prehtë në paqe shpirti i tij dhe Zoti i dhëntë forcë familjes për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.
Faleminderit.