Cili është modeli më i mirë? Kush i shërben më shumë rritjes së fëmijës dhe shkëlqimit të tij?
Amy Chua është nënë dhe shkrimtare e njohur për botimin e saj “Ulërima e Nënës Tigër”. Në këtë botim, ajo përshkruan teorinë e saj që është në përputhje me kulturën kineze: të jesh nënë do të thotë të nxitësh vazhdimisht fëmijët të shkëlqejnë në çdo fushë, nga shkenca te artet e tek sporti.
Një metodë edukative që ngre shumë pikëpyetje dhe has kundërshti, edhe pse Chua është një nga njerëzit më me ndikim në botë, sipas The Time. Asnjëherë nuk duhet të themi: nuk ia prish terezinë fëmijës. Fëmijët duhet që vazhdimisht të respektojnë një disiplinë të rreptë që nuk përfshin shpërqendrime të tilla si video games, TV apo miqtë.
Në thelb një nënë tigër është një nënë që nxit fëmijët e saj për të përmbushur detyrat: këta fëmijë janë në gjendje të mbajnë disiplinën e rreptë shkollore dhe rezultatet e tyre janë të dukshme,. Por a janë të lumtur nënat dhe fëmijët që përballen me këtë mënyrë jetese, duke hequr dorë nga shumë kënaqësi?
Universiteti i Teksasit mori në studim 300 familje dhe zbuloi se kjo mënyrë prindërimi nuk ka përfitime afatgjata. Fëmijët e rritur nga “nënat tigër” nuk shkëlqejnë në universitet dhe paraqesin probleme të ndryshme emocionale në një fazë më të vonë të jetës.
Një studim tjetër i Universitetit të Londrës zbuloi se edhe “nënat tigër” ishin të palumtura. Ato jetojnë nën presionin e vazhdueshëm të të kontrolluarit çdo gjë në lidhje me fëmijën.
Po nëna pulë?
Ato janë nënat e urta, të cilat rezultojnë të jenë më të lumtura, më të relaksuara dhe më të qeshura. Nëna pulë kujdeset shumë që të mos i prishë rehatin dhe terezinë fëmijës. Edhe ky model ka kufizimet e tij. Këto nëna janë të pazonjat të shmangin fëmijët nga disa gabime të shmangshme.
Dy modelet e nënave janë të kundërt: e para është autoritare dhe e orientuar drejt dëshirës për përsosmëri për fëmijët, e dyta është e butë, por gjithashtu tepër e frikësuar dhe ngurruese për të lënë të lirë të vegjlit e saj për të krijuar përvojat e tyre.
Megjithatë për fat të mirë këto nuk janë të vetmet modele. Ekspertët listojnë disa lloje të tjerë prindërimi nënash.
Nëna mace: Merret me kotelet derisa të jenë të vogla, por u garanton autonomi kur të rriten, duke i lënë kotelet të kujdesen për veten e tyre.
Nëna shimpanze: Ajo është ndoshta modeli ideal, më i matur dhe i ekuilibruar, sepse nënat shimpanze nuk janë xheloze për të vegjlit e vet ato kujdesen për ta, por në të njëjtën kohë u sigurojnë mjetet për t`u orientuar në botë sapo të rriten, pa lënë pas dore afeksionin që ndiejnë për ta.
Nënat kangur: Nënat kangur mbajnë këlyshin në “xhepin” e barkut derisa të mbarojnë gjidhënien, ato shprehin fizikisht dashurinë, por gjithashtu duhet të jenë të vetëdijshme për momentin e duhur për ta lënë fëmijën të shkojë.
Nëna pinguin: Ky është gjithashtu një model interesant, sepse nënat pinguin çelin vezë dhe nganjëherë shkojnë për gjueti duke lënë meshkujt në shtëpi për t’u kujdesur për pasardhësit. /TIP/