E premte, 13 Dhjetor, 2024

“Babë, ma kanë vra mësuesin”, rrëfimi prekës nga Llausha

- Advertisement1-

“Babë ma kanë vra mësuesin”, i citon fjalët e djalit të tij, Bejt Geci, 27 vjet pas vrasjes së Halit Gecit, në Llaushë të Drenicës.

Si sot, në nëntorin e vitit 1997, djali i tij kishte shkuar në shtëpi i përlotur duke i treguar familjes se e ka humbur mësuesin.

- Advertisement -

Halit Geci ishte vrarë më 26 nëntor derisa qëndronte brenda objektit të shkollës së fshatit – aty ku jepte mësim.

Forcat serbe kishte gjuajtur në drejtim të shkollës, pa asnjë provokim.

Bashkëvendësit e mësuesit, si Bejt Geci, e përshkruajnë atë si njeri i urtë e i zgjuar.

“Mësuesi Halit ka qenë një mësues i shkëlqyeshëm, jo vetëm në fshat, por në pak vende ka pas të tillë. Ka qenë njeri u urtë, i zgjuar, asnjë vërejtje nuk e ka pasur. Djali im ka qenë nxënësi i tij, kur ka ndodhur vrasja e tij djali ka ardhur tek shtëpia duke qajtur tha ‘Babë ma kanë vra mësuesin’. Të gjithë kemi qenë të mërzitur sepse ka qenë një mësuesi i dalluar në shkollën tonë”, thotë Geci.

Në rrëfimin për KosovaPress, Geci tregon se si kishe rrjedhur ngjarja deri tek vrasja e mësuesit, varrimi i të cilit ishte bërë më 28 nëntor.

Po atë ditë, në ceremoninë e varrimit, Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte dalë për herë të parë publikisht.

- Advertisement -rrrrrrr

Geci thotë se pas sulmit ndaj komandantit Abedin Rexha në fshatin Vajnikë të Skenderajt, një ditë më vonë serbët ishin përballur me forcat e UÇK-së, ku edhe kishin pësuar humbje.

Sipas tij, “nga mllefi që disa ushtarë serbë janë vrarë e plagosur atje”, forcat serbe kanë gjuajtur nëpër shtëpi e shkollë.

“Pasi kanë zënë pritat në [malin] Klysyr, në lagjen ‘Rezallë e Re’ aty i kanë zënë pritat disa grupe. Kur forcat serbe të shkojnë për Vajnikë tek Abedin Rexha-Sandokani. Aty në Klysyr janë përballë me forcat e UÇK-së, aty pas humbjeve që i kanë pasur unë i kam parë me sy të mijë tenkat e shkatërruara që kanë ardhur për Skenderaj, siç flitet unë i kam parë më sytë e mi ushtarët e UÇK-së që kanë marrë fishekë me sanak. Aty pas humbjes së madhe që e kanë pasur në Rezallën e Re, forcat serbe kanë dalë të humbur, të vrarë e të plagosur. Nga mllefi që kanë pasur humbje të mëdha, duke ardhur për Skenderaj kanë gjuajtur në shtëpi, ku kanë mundur. Mësuesi Halit ka qenë në shkollë, e kanë gjuajtur edhe shkollën. Në atë rast mësuesi është plagosur, si dhe mësuesi Shaban Rreci…Duke e çuar për spital mësuesi Halit ka ndërruar jetë”, rrëfen Geci.

Ndër të tjera, Geci tregon se banorët nuk kanë ditur se pikërisht në varrimin e Halit Gecit do të dalë për herë të parë publikisht UÇK-ja.

“Pas dy ditë me 28 nëntor e ka lënë komandanti Adem Jashari me shokë të tij ta varrosin mësuesin Halit dhe ta shpallin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës… Jo nuk e kemi ditur që do të dalë UÇK. Varrimin e mësuesit Halit e kanë lënë me 28 nëntor, e kanë vonuar pak, për shkak se ka qenë edhe Dita e Flamurit”, thotë ai.

Mijëra njerëz ishin mbledhur në varrimin e mësuesit, por pa e ditur se aty po shënohej historia.

Varrimi i mësuesit Halit Geci dhe dalja e parë publike e UÇK-së shënojnë një prej ngjarjeve kryesore të historisë së lavdishme të popullit shqiptar për çlirim.

Deklarata e UÇK-së ishte lexuar nga Rexhep Selimi i cili shoqërohej nga dy ushtarë të tjerë, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi.

Sot, pranë shkollës në Llaushë qëndron përmendorja e mësuesit Halit Geci dhe shkolla e fshatit mban emrin e tij.

Ndërkaq në hapësirën ku ishte paraqitur UÇK-ja, sot është përuruar një memorial kushtuar asaj ngjarjeje. /KosovaPress

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet edukatorja Arife Gashi nga Kijeva – për afër tre dekada edukoi shumë breza

Pas afër tre dekadash kontribut në arsimin shqip, është pensionuar sot Arife Gashi, edukatore...

Lajm i mirë: Shkolla “Nazim Gafurri” në Prishtinë pajiset me 20 kompjuterë të rinj

Komuna e Prishtinës e ka pajisur kabinetin e teknologjisë të shkollës "Nazim Gafurri" me...

Këta janë studentët që kanë fituar bursa 7 mijë euro në universitetet më të mira në botë – EMRAT

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka publikuar emrat e studentëve që kanë përfituar bursa...

Tri shkolla të Komunës së Ferizajt, shpërblehen me mirënjohje nga MASHTI

Gjimnazi shoqëror “Dr. Shaban Hashani”, SHFMU “Astrit Bytyçi” dhe SHFMU “Tefik Çanga” shpërblehen me...