Kur lind një fëmijë, lindin dy prindër në të njëjtën kohë, një nënë dhe një baba. Muajt e parë të jetës me foshnjën janë mjaft të vështira dhe karakterizohen nga varësia e tij e plotë nga kujdestarët e tij.
Është koha kur nëna hyn në një fazë krejt normale të identifikimit absolut, bashkimit me foshnjën e saj. Të jetë në gjendje të lidhet me të aq shumë sa arrin të përmbushë të gjitha nevojat e tij por edhe të bashkë-formojnë lidhjen e tyre.
Kjo fazë normale njerëzore, gjatë shekujve, ishte e mbushur me pritshmëritë dhe ndërtimet shoqërore dhe rezultoi në ndërtimin e një modeli binar të marrëdhënies nënë-foshnjë. Kjo, në fakt, nuk ka të bëjë vetëm me vitet e foshnjave, por gjithashtu shtrihet në të gjithë jetën e fëmijës.
Nëna është kujdestarja kryesore. Nëna është poli dominues i lidhjes. Roli i nënës mbi feminitetin, dashurinë, marrëdhënien me partnerin, interesin për jetën, karrierën dhe miqtë.
Vetëm nëna di të bëjë gjithçka siç duhet…?
Po babai? Ku është, ku gjendet në gjithë këtë?
Një rrjetë e ndërthurur fort për të përjetësuar marrëdhënien binare nënë-fëmijë, për të krijuar edhe më shumë nëna superheroina dhe baballarë edhe më të huaj. Një sekuencë e vendosur paragjykimesh dhe tabu, e cila e bën të padurueshme e të vështirë për baballarët që të gjejnë vendin e tyre në marrëdhënien e tyre me fëmijën e tyre dhe normalizon stereotipet gjinore.
Babai dëshiron, mund dhe duhet të luajë saktësisht të njëjtin rol që bën nëna.
Babai ka brenda tij dashuri, humor dhe aftësi për të gatuar, krehur, lexuar, ndryshuar pelena, këshilluar, luajtur, për të vendosur një termometër apo të shkojë në supermarket.
Babai u rrit në një realitet që ngjarje të tilla nuk ishin pjesë e rolit mashkullor.
Babai mund të mos dijë si ta gjejë rolin e tij.
Babait mund t’i duhet të ketë pak hapësirë për ta shfrytëzuar sa më shumë.
Lodhja e shumanshme, e pafund e nënës është rezultat i ngurrimit të disa baballarëve për të qenë të pranishëm, si dhe i tejmbushjes së nënave në rolin e tyre, duke mos lënë asnjë boshllëk të dytë… /Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor /Revista Psikologji