E diel, 19 Janar, 2025

Babai i 7 fëmijëve nga Kosova e dhuron foshnjën te një familje tjetër për shkak të varfërisë

- Advertisement1-

Këtë të enjte në emisionin e mëngjesit në Abc u trajtua historia e trishtë e Jeton Nimanit, i cili humbi të shoqen pak muaj më parë për shkak të koronavirusit.


Gruaja e tij ishte shtatzënë dhe u detyrua të sillte në jetë foshnjën para kohe, por fatkeqësisht ndërroi jetë pak orë më pas.

- Advertisement -

Gjatë intervistës që dha për gazetarët, Jetoni tregoi se kujdesi ndaj shtatë fëmijëve pa ndihmën e gruas është shumë e vështirë. Jetoni tregoi se gruaja e tij ishte infektuar në një rast familjar dhe se gjatë ditëve të para kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Ai tregoi se pas tetë ditësh, e kishin dërguar në Spitalin e Pejës dhe më pas drejt Prishtinës, ku dhe ndërroi jetë.

“Pasi dy tre ditësh e kapën ethet, pastaj bëmë një test covidi. Mua më doli negative kurse asaj pozitiv. Ka qenë në gjendje stabil, nuk ka qenë kurrë te mjeku. Pasi doli pozitiv, e çova në vizitë dhe infektologu tha se duhet kujdes me ushqimin dhe të mirëmbahet me hapa. Kaluan 8 ditë pa problem, as më frymëmarrjen. Vëllai i shoqes time e mori dhe e drejtoi për në spitalin rajonal të Pejës.”, tha Jetoni.

Më tej, ai sqaroi se për foshnjën që erdhi në jetë nuk e ka dhënë për birësim por për të po kujdeset një familje, me të cilën ka rënë në kontakt nëpërmjet komunës së Istogut. Ai thotë se gjendja ekonomike e vështirëson më tepër mundësinë për t’u përkujdesur për fëmijët.

“E kam shumë të vështirë për t’i mbajtur fëmijët pa nënë, siç e kam thënë dhe mendoj se njeriu është jetim pa nënë dhe jo pa babë. Foshnjën e vogël e kam strehuar në strehimore te disa familjarë në duar të mira. Më kanë orientuar se është një familje afër meje, e cila kujdeset për fëmijë që iu kanë ndodhur kësi lloj rastesh.”, tha ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Lajm i mirë: Grumbullohen në kohë rekord paratë për shërimin e 15 vjeçares nga Mitrovica

Dje u kërkuan para për mjekimin e 15 vjeçares Atika Pireva, nga Mitrovica Ndërsa, para...

As rrugë as shkollë, as punë: Ikën dhe banori i fundit nga ky fshat

Ndodhet vetem 40 minuta larg qytetit të Kukësit, por në 5 kilometrat e fundit...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...