Babai është zhdukur prej 2 vitesh dhe ka lënë në mjerim 4 fëmijët

- Advertisement -

Një grua 35-vjeçare ka qenë e ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ku ka rrëfyer historinë e jetës së saj dhe vështirësitë që ka kaluar për 15 vite me një bashkëshort të dhunshëm dhe që shkaktonte sherre gjithmonë në shtëpi.

- paragrafi 1 -

Ajo ka treguar se erdhi një moment që nuk mund të duronte më dhe vendosi të ndahej. Pas ndarjes ish-bashkëshorti i saj nuk paguan pensionin për 4 fëmijët dhe mbi të gjitha ai është zhdukur dhe nuk ka kontakt me familjen.

- Advertisement -

Gruaja nuk e di se ku ndodhet ai apo se çfarë bën, por ka dëgjuar nga të tjerët se është në Mal të Zi dhe është martuar me dikë tjetër.

35-vjeçarja:Ish-bashkëshorti nuk u paraqit në gjykatë për divorcin, kishte sjellë avokatin e tij nga Durrësi sepse ai ishte jashtë shtetit.

Mirela MiloriGjykata të dha ty kujdestarinë e 4 fëmijëve, po ai çfarë detyrimesh kishte?

- Advertisement -

35-vjeçarja: Ai duhet të jepte 360 mijë lekë për 4 fëmijët dhe nuk i ka dhënë kurrë. Ai nuk ka ardhur t’i shikojë me sy, jo më të paguante.

Mirela Milori: 2 vite nuk ka ardhur t’i takojë fëmijët?

35-vjeçarja: Jo nuk bëhet fjalë. Nuk ia kam idenë se ku mund të rrijë, kam 7-8 muaj që nuk e di sepse dikur rrinte punonte në Mal të Zi, po tani thanë që është martuar dhe nuk e di. Tani nuk kam asnjë kontakt me të. Që kur jam ndarë me të, nuk kam kontakt me asnjë nga familja e tij, nuk duan t’ja dijnë fare. Avokati më ka thënë që nuk kemi se çfarë i marrim se ai nuk ka një punë me siguracione, nuk ka një shtëpi, nuk ka makinë, çfarë t’i marrim? Po dhe unë me një rrogë fabrike nuk kam si i mbaj dot 4 fëmijë. Punoj tek një fabrikë këpucës dhe marr 200-250 mijë lekë të vjetra. Jetoj me qira në një shtëpi me lagështirë. 100 mijë lekë e kam qiranë, dritat e ujë mund të shkojnë deri në 50 mijë lekë dhe e kam të vështirë t’ja dal.