E shtunë, 27 Korrik, 2024

Babai dhe vajza…

- Advertisement1-

Vajza e vogël i tha të atit: – Babi, a mund të marrim një banane?


Babai kokulur ia ktheu: – Bija ime, nëse në fund të muajit do më teprojë diçka, të premtoj se do të ta blej. Unë isha pas tyre. Po prisja të blija fruta e perime. Më erdhi shumë rëndë kur i dëgjova. U afrova te shitësi dhe i thashë: -Të lutem, merr një qese dhe pesho dy kile banane. Kur të kalojë këtej babai me vajzën e tij thirri dhe thuaj: – Zotëri, javën që shkoi, kur bleve fruta, unë nuk kisha të vogla dhe nuk ta ktheva dot kusurin. Meri këto banane në vend të kusurit të mbetur.

- Advertisement -

Shitësi më vështroi i habitur: – Përse t’i them kështu?

I thashë: – Thuaji kështu, sepse ai njeri nuk e meriton të turpërohet në sy të vajzës së vet.
Shitësi fillimisht e mori si me bezdi, por pastaj ra dakord.

Pas pak atypari po kalonin babë e bijë. Babai e mori vajzën dhe e nxori nga krahu tjetër në mënyrë që mos të shikonte bananet. Në atë kohë shitësi i thirri: – Zotëri, të lutem afrohu pak. Babai i vajzës u afrua dhe po priste në heshtje. Shitësi i tha: – Zotëri, javën e kaluar, kur bleve fruta, unë harrova ta kthej kusurin. Të lutem, merri këto banane në vend të kusurit.

Babai e kuptoi qëllimin e shitësit, por nuk e dha veten për të mos i rënë në sy vajzës. Pasi u largua nga tezga e shitësit të frutave, ktheu kokën pas nga shitësi sikur donte t’i thoshte:

Zoti të nderoftë!

U drejtova për te shitësi dhe i thashë: – Ja tek i ke lekët e bananeve. Shitësi ma ktheu: – Jo, jam unë ai që duhet të të falënderoj ty që më bëre pjesë të kësaj bamirësie.
Babai me vajzën nuk ishin larguar shumë nga aty. Në rrugë e sipër vajza i thotë të atit: – Babi, të lutem, më jep një banane ta ha rrugës? Babai: – Jo, bijë, do ta jap në shtëpi, se ka njerëz që nuk i blejnë dot. Vajza tundi kokën në shenjë pohimi. Babë e bijë u larguan të lumtur.

- Advertisement -rrrrrrr

U ktheva nga shitësi dhe i thashë me sy të përlotur: – Në fakt, ta bësh tjetrin të lumtur pa e turpëruar është gjëja më e bukur që ne kemi harruar.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...