Aziz Mazreku emërohet drejtor i Gjimnazit “Hamdi Berisha”, në Malishevë

- Advertisement5 -

Aziz Mazreku është emëruar drejtor në Gjimnazin “Hamdi Berisha”, në Malishevë. Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Arbresha Krasniqi, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Postimi i saj:

- Advertisement - M1

Në Gjimnazin “Hamdi Berisha”, në këtë objekt që gjithmonë më mbush me emocione dhe në këtë institucion ku çdo ditë e më shumë ndihem krenar për punën profesionale të mësimdhënësve.

Me kënaqësi të veçantë, e urova ish-profesorin tim, Aziz Mazreku, për marrjen e detyrës së drejtorit në këtë shkollë.

Gjithashtu pata kënaqësinë të takoj ish-profesorët e mi, profesorë dhe profesoresha me të cilët kemi rrugëtuar bashkë, si dhe një pjesë të re që vazhdimisht po kualifikohen dhe po bëhen pjesë e këtij institucioni.

- Advertisement - m2

Përkushtimi për këtë shkollë nuk do të mungojë kurrë. Me krenari dhe kënaqësi do të vazhdoj t’i shërbej, dhe së bashku do të vazhdojmë të ndihemi gjithmonë krenarë.