E shtunë, 21 Shtator, 2024

Avoktai i Popullit: Të reflektojnë të dyja palët, për të mirën e nxënësve

- Advertisement1-

Pas situatës së krijuar në sistemin arsimor për shkak të grevës, ka reaguar edhe Avokati i Popullit.

Në reagimin e këtij institucioni, thuhet se janë duke e përcjellë me shqetësim rrjedhën e zhvillimeve të fundit të grevës së mësimdhënësve. “E drejta për arsim është e drejtë kushtetuese që në asnjë rrethanë nuk guxon të cenohet dhe mohohet, duke vënë theksin në interesin më të mirë të fëmijëve dhe të drejtën për shkollim dhe edukim si një e drejtë e garantuar”, thuhet në reagim.

- Advertisement -

Ndër të tjera, Avokati i Popullit ka theksuar se respekton të drejtat e punëtorëve për organizim sindikal dhe për grevë, mirëpo në situatën e krijuar kërkon nga të dyja palët të reflektojnë, që përmes masave dhe veprimeve të kujdesshme, të mos cenojnë të drejtat dhe interesin më të mirë të fëmijëve.

Ndërkohë, pas thirrjes së Këshillit të Prindërve, për shpërndarjen e librave nëpër shkolla, disa nga prindërit kanë kërkuar nga mësimdhënësit që t’i marrin ato.

Por, shumë prej nxënësve ende nuk i kanë tekstet shkollore, për shkak të grevës.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....