E enjte, 6 Shkurt, 2025

Avokati i Popullit: Momentalisht nuk ekziston kufizimin i të drejtës së vijimit të mësimit ndaj vajzave me shami

- Advertisement1-

Çështja e bartjes së shamisë në shkolla që ndryshe njihet edhe si hixhab, vazhdon të mbetet ende sfiduese për shumë institucione arsimore në vend.

Gjatë këtij viti që lëmë pas, vëzhtirësi në këtë drejtim ka hasur edhe nxënësja A.D e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë, ku ishte pezulluar nga vijimi i mësimit për shkak se njëjta ka vendosur që të bartë shaminë.

- Advertisement -

Avokati i popullit, Naim Qelaj, është shprehur se momentalisht nuk ekzistojnë rrethana kur merren masa për kufizimin e të drejtës së vijimit të mësimit dhe të vajzave që bartin shamitë.

“Momentalisht këto nuk ekzistojnë në çfarë do rrethane kur merren masat për kufizimin e të drejtës së vijimit të mësimit edhe të vajzave që bartin shamitë. Natyrshëm une e konsiderojë si një problematik që duhet me e pas një depat të shëndoshë shoqërorë dhe asnjëherë shkollës nuk duhet ti dhënë karakter riligjioz sepse duhet me e rujtë atë intenzitetin e vetë, të shkollave dhe të sistemit tonë arsimor. Por gjithmonë duhet me qenë të kujdesshëm edhe me e pas parasyshë që balanci në mes interesit më të mirë për fëmijën dhe drejtës për arsim është më i fuqishëm se sa çdo arsyje apo justifikim tjetër me të cilën një autoritet merë vendim për me ja ndalu të drejtën për shkollim”, ka thënë Qelaj për Indeksonline.

Në lidhje me këtë shqetësim, Qelaj ka ndarë informacione rreth punës së këtij institucioni sa i përket bartjes së shamisë në shkolla. Ai ka bërë të ditur se qysh tash e dy vite është duke u monitoruar kjo situatë për të gjetur një zgjidhje.

“Ka dy vite që ne jemi duke e përcjellë krejt situatën dhe kemi bërë një analizë të fellë të asaj që cila është baza ligjore dhe cila janë problematikat që lidhen me këtë qështje. Kosova është shtet laik është e vendosur në vetë bazën e Kushtetusës i cili është më i lartë në vend”, tha Qelaj.

Qelaj, është shprehur se në asnjë bazë ligjore nuk është e ndalur bartja e shamisë në Institucionet e Arsimit, duke shtuar se është konsideruar si një e drejtë elementare.

“Në asnjë dispozitë ligjore nuk është e ndaluar bartja e shamisë në Institucionet e Arsimit në faktë kemi trajtu në këndëvëzhtrime për interesin ma të mirë për fëmijët dhe në çdo rast kur një vajzë nuk lejohet në shkollë për shkak të bartjes së shamisë ne e kemi konsideru se është një drejtë elementare e cila është për arsim. Është e garantume me ligjë në Republikën e Kosovës dhe nuk ka bazë të mjaftueshme ligjore që me e ndalu dhe me e kufizu një të drejtë të tillë”, ka thënë tutje Qelaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Evans Drishti: Sindroma e një note dhe protagonizmi i një prindi

Disa prindër ushtrojnë presion mbi mësuesit për nota të larta, duke injoruar aftësitë reale...

Raimonda Sino: Material didaktik në lidhje me kriteret e vlerësimit të orës së hapur dhe të projektit kurrikular

Risitë në kualifikimin e mësuesve 2024-2025 fokusohen te vlerësimi i orës së hapur dhe...

Mitrovicasja Albulena Uka nis një sfidë të re profesionale në Qeverinë e New York-ut

Albulena Uka, një vajzë e talentuar nga Mitrovica, ka ndarë me krenari lajmin për...

OECD: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në Europë

Mësuesit shqiptarë janë ndër më të keqpaguarit në Europë, me pagat që janë dukshëm...