Avni Revuqi, arsimtari i Edukatës Fizike që nisi punën në arsim para 15-vitesh

- Advertisement5 -

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh të Podujevës ka vazhduar me prezantimin e mësimdhënësve.

- paragrafi 1 -

Së fundmi ka prezantuar arsimtarin e Edukatës Fizike, Avni Revuqi, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

FB IMG 1714676162821

Njoftimi i shkollës:

Mësimdhënia jo vetëm profesion!

- Advertisement - m2

Ju prezantojmë me arsimtarin e Edukatës Fizike, Sportit dhe Shëndetit – Avni Revuqi!

U lind në fshatin Bradash. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Podujevë!

Diplomoi në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit.

Punën në arsim e filloi në vitin 2009 në shkollën e fshatit Metehi, ndërsa nga shtatori i vitit 2021 është pjesë e shkollës tonë!
Gjithashtu, profesionin e ushtron edhe në shkollën e fshatit Dobratin.

Përveç punës edukativo-arsimore, organizoi dhe mori pjesë edhe në aktivitete tjera përfituese për nxënësit tanë!